Pezullimi i aktivitetit të kompanisë, EMS reagon pas akuzave të Autoritetit Portual

Kompania EMS Albanian Port Operator, që ka me koncesion terminalin lindor në portin e Durrësit ka dalë sot me një deklaratë për shtyp, pas reagimit të Autoritetit Portual Durrës lidhur me situatën e krijuar në terminal të shtunën e javës së kaluar.

EMS akuzoi të shtunën APD-në për veprime arbitrare, pasi kishte hyrë me forcë në terminal, në orët e para të mëngjesit dhe kishte bllokuar me blloqe betoni ushtrimin e veprimttarisë së kompanisë koncesionare.
Në reagimin e ditës së sotme, EMS thekson se i është cënuar dhe kufizuar aksesi në zonën e koncesionit.

“Ndryshe nga sa pretendon APD, ajo ka cënuar dhe kufizuar aksesin e EMS APO në Zonat e Koncesionit. Siç mund të kuptohet nga fotot dhe dokumentet (të disponueshme për shkarkim më poshtë), zonat e të cilave APD pretendon se ato do të zhvillohen në rrjedhën e zhvillimit të projektit Durrës Marina & Yacht, janë , në fakt, pjesë e Zonës Koncesionare të EMS APO. APD ia ka dorëzuar këto zona të cilat sipas protokollit te dorezimit te terminalit.

Blloqet e betonit që ka vendosur APD ndodhen brenda Zonës së Koncesionit tonë dhe kufizojnë lëvizjen e mjeteve tona dhe të klientëve tanë, pra aktivitetin koncesionar”, -shkruhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, kompania hedh poshtë deklaratën e APD-së për performancë të dobët, ndërsa e fton “Autoritetin Portual Durrës të kthehet në ligjshmëri duke çliruar zonat tona të koncesionit”.

Reagimi i plotë

I referohemi sqarimit që ka dhënë APD lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur më datë 29.07.2023.

Ndryshe nga sa pretendon APD, ajo ka cënuar dhe kufizuar aksesin e EMS APO në Zonat e Koncesionit. Siç mund të kuptohet nga fotot dhe dokumentet (të disponueshme për shkarkim më poshtë), zonat e të cilave APD pretendon se ato do të zhvillohen në rrjedhën e zhvillimit të projektit Durrës Marina & Yacht, janë , në fakt, pjesë e Zonës Koncesionare të EMS APO. APD ia ka dorëzuar këto zona të cilat sipas protokollit te dorëzimit të terminalit.

Blloqet e betonit që ka vendosur APD ndodhen brenda Zonës së Koncesionit tonë dhe kufizojnë lëvizjen e mjeteve tona dhe të klientëve tanë, pra aktivitetin koncesionar. Prezantimi i ngjarjes nga APD si ndërhyrje për të realizuar të drejta që burojnë nga ligji, është i pa vërtetë. Fakti është që APD më datë 29.07.2023 ka marrë me dhunë sipërfaqe nga Zonat e Koncesionit tonë, duke i pushtuar ato. Dhunimi i të drejtave koncesionare të EMS APO nga ana e APD-së është shpeshtuar pasi qeveria miratoi projektin Marina & Jahtet e Durresit.

Për sa i takon performancës së EMS APO, shoqëritë ndërkombëtare të cilat kanë realizuar projektet më të rëndësishme në Shqipëri e mendojnë ndryhe nga APD. Ato i kanë besuar profesionalizmit të EMS APO dhe ne nuk e kemi zhgënjyer asnjë herë besimin e tyre. Gjejmë rastin dhe për të ftuar përsëri APD që të kthehet në ligjshmëri duke çliruar zonat tona të koncesionit.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply