Paralajmërimi i fortë i Gjermanisë për Ramën

Ambasada gjermane ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj Ramës pas konfliktit të qeverisë me një kompani gjermane duke i kujtuar si kusht BE-në.

Zëvendësambasadori gjerman në Shqipëri, Thilo Schroeter, njëkohësisht dhe Referent i Ekonomisë në këtë ambasadë, ka zhvilluar një vizitë në Portin e Durrësit, konkretisht në kompaninë EMS Albanian Port Operator.

Përmes një njoftimi zyrtar Ambasada gjermane në Shqipëri deklaron se arsyeja e vizitës ka qenë për të krijuar një ide mbi situatën e kompanisë.

“Kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

About Redaksia

Check Also

Shehu kërkon interpelancë: Qëndrimi i Ramës me Vuçiç rrezikon integrimin e plotë të Shqipërisë në BE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur alarmin për një devijim të rrezikshëm të kursit …

Leave a Reply