“Vjedhja e Shekullit”, kërcënime nga të gjitha anët, regjimi në panik

Sali BERISHA

Stop kërcënimeve mafioze

Berisha: Së pari unë u informoj se prej 3 javësh, breshëri kërcënimesh me jetë, me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve vërshojnë nga të katërta anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës, Erion Velisë, si bosët më kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Sipas burimeve origjinale, po ushtrohet presion i madh ndaj ekipit të hetimit të vjedhjes së shekullit.

Në këtë kontekst kërkoj të hetohet çdo kontakt i cilit do punonjës me ekipin e hetimit të vjedhjes së shekullit, të cilat kontakte që mbartin në potencial mesazhe për prokurorët dhe hetuesit e kësaj çështje nga kupola qeveritare e mafies së plehut.

Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri.

Artur Metani, informoj shqiptarët, se është njeriu që sëbashku me Engjëll Agaçin që ka marrë pjesë në arsyetimet më antiligjore që qëndrojnë në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe ministrive të tjera.

Artur Metani, ish-drejtuesi i Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave, i cili është para qytetarëve shqiptarë gardiani kryesorë i respektimit të ligjeve dhe akteve të mëparshme nënligjore në vendimet e Këshillit të Ministrave.

Bashkë me Agaçin ata kanë legjitimuar një procedurë që kurrë nuk është gjë tjetër veçse procedurë krimi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply