DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E KOMISIONIT TË APELIMIT, ADRIANA KALAJA
Partia Demokratike me këmbëngulje i ka denoncuar dhe çuar në SPAK të gjitha ndërtimet abuzive, në kurriz të qytetarëve, interesit publik, mjedisit të përbashkët e të shëndetshëm në Tiranë.
Në tetor 2022 Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës denonconte publikisht ndërtimin e kullës pas Pallatit të Kulturës në Tiranë.
Partia Demokratike mban të njëjtin qendrim edhe për kullën në fjalë, dhe për çdo ndërtim që është për të pasuruar pushtetin dhe pastruar krimin.
Ka vetëm një përfitues të ndërtimeve sipas tekave pushtetore, inceneratorëve inekzistentë, shpopullimit të vendit, dhe ky është Grupi i strukturuar kriminal Rama – Veliaj. Janë Rama dhe Veliaj, kupola e mafies se plehrave që qendrojnë prapa incineratorit të Tiranës, vendimmarrësit kryesorë të përbindëshit në lulishten e Tiranës.
Histeritë e financuara nga pushteti dhe Soros, sipas të cilave për kullat e pastrimit të parave në Tiranë, fajin e ka opozita dhe Saliu nuk ndodhin për herë të parë. Edhe zgjedhjet i ka vjedhur Partia Demokratike, dhe në burg është një kandidat i opozitës, Fredi Beleri.
Në kushtet kur zhurma e porositur dhe histeria e përsëritur duan të devijojnë të vërtetën duam t’ju vëmë në dispozicion sot vendimin Nr.397 date 20.04.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane:
– Marrjen e masës së sigurimit të padisë për 5 pronat objekt gjykimi sipas kërkesës së paditesit, një prej trashëgimtarëve të pronës, N.B.
Ky veprim ligjor u shoqërua me bllokimin e kesaj pronë në Kadastër, prova të të cilat po jua paraqesim sot, ç’ka do të thotë se në atë pronë, pa u zgjidhur konflikti civil i pronësisë, nuk mund të vijohej me leje ndërtimi.
Për këtë arsye iu kërkua Bashkisë -Tiranë pezullimi i procedurave të dhënies së Lejes së Ndertimit mbi këtë pronë, dhe nëse ishte lëshuar para vendimit të gjykates, pezullimi i saj.
Nga përgjigja e Bashkisë Tirane, rezultonte se nuk kishte kërkesë për ndërtim në këtë pronë.
Në këto kushte, iu drejtuam Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e cila me përgjigjen Nr. 2763/1 Prot., datë 12.07.2023 sqaronte se po prisnin info nga Kadastra.
Sa më sipër ështëe qartë se në këtë çështje ka një konflikt gjyqësor, ka një sigurim padie, ka pasqyrime në Kadastër, ka dhe info të plota dhe kerkesa konkrete në instutucionet shtetërore ku nxirren Lejet e Ndërtimit.
Këto info i dinin dhe ata që “protestonin” dje e nuk kanë thënë një fjalë për barbarinë e Teatrit Kombëtar, duke mbjellë dyshimin se e gjitha kjo bëhet për shmangien e vëmendjes nga skandalet e qeverisë, sidomos të vjedhjes së shekullit, inceneratorëve.
Se nuk ka qytetar tiranas apo shqiptar, që të besojë baltën e sharlatanëve mbrojtës të qytetit, se Rama e Veliaj hodhen qindra milionë, përdorën bandat dhe krimin në fushatë, që kullat t’i ndërtojë Opozita dhe Sali Berisha.
Askush tjetër përveç Edi Ramës dhe Erion Veliajt, kupola e mafies së plehrave prapa incineratorit të Tiranes, nuk qendron prapa monstrës oligarkike në lulishten e Tiranës.
Në dijeninë tonë nga agjenci partnere po hetohet për burimin e të ardhurave që do ndërtohet kjo kullë (dhe 2 të tjera ngjitur). Gjithësesi i bëjmë thirrje këtyre institucioneve të pezullojne lejen e ndërtimit, ndërsa SPAK të hetoje lidhur me këtë dosje.
Ne kemi zgjedhur t’i qendrojmë përballë mafies së betonit, dhe sot me shumë se kurrë Tirana ka nevojë per lulishte, parqe, kënde lojrash dhe fusha sporti, prioritete të fushates dhe programit të kandidatit Belind Kelliçi përkundër platformës së përhershme të betonizimit të Lal Betonit.
Ndaj do jemi gjithmonë kunder dhe do denoncojmë me forcë çdo përçudnim të Tiranes nga drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal Rama – Veliaj.