Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi sot Ramën për aferën e inceneratorëve.
“Jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme.
Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm ajo, këtu e ka qëllimin madhor. Përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për ti thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin.
E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere.
E vërteta është se një here e 100 herë, jam ish Kryeministër e duke qenë se afera e djegsave buron e tëra nga keshilli i ministrave duhet të shprehen se Rama është ligjërisht e penalisht përgjegjësi më kryesor i kësaj afere. Afera e Porto Romason një aferë bremda vjedhjes së shekullit nxin firma personale e Ramës, firmë e cila provon se është përgjegjës për shpërdorimin e 90 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Në verën e 2019 Rama deklaron opubliksiht projektin për zonën e mbetjece në proto Romano, Edi Rama deklaroi se do e bënte më ndihëm e privatit”, tha ndër të tjera Berisha