Ivi Kaso: Burgosja e Belerit, për të fshehur grabitjen e pronave në bregdet

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD ka folur sot gjatë protestës që mbahet për lirimin e Fredi Belerit nga qelia. Kaso ka deklaruar nga Himara se Partia Demokratike mbështet zgedhjen e Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës, ndërsa shtoi se ky i fundit ndodhet sot në burg “si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë”.

Ai shtoi se burgosja e Belerit është bërë që të mos dalë në dritë “grabitja monstruoze” e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.

“Si Partia Demokratike mbështesim zgjedhjen e Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës. Fredi Beleri sot ndodhet në burg si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë dhe bën sikur e qeveris. Është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik. Kjo bëhet që të mos dalë grabitja monstruoze e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.

Arrestimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me votën e lirë dy ditë para zgjedhjeve nuk është normale. Janë veprimet e një regjimi që ka humbur lidhjen me realitetin dhe që i shkurton ditë pas dite ekzistencën vetes”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …

Leave a Reply