Vazhdon akoma L.B të flasë?!

Nga Edi PALOKA

Pra Rama angazhon gjithë institucionet që kontrollon për t’i dhënë Bashës, vulën, komisionerët, numëruesit dhe financat e PD, duke ja hequr këto kundër çdo ligji dhe logjike Berishës dhe shumicës absolute të demokratëve, po lidhjen e fshehtë e ka me Berishën?!

Basha, ndërkohë i jep Ramës komisionerët dhe numëruesit që i takojnë PD (siç u vërtetua qartazi dhe në 14 maj) po Basha është kundërshtar i Ramës?!

Në zgjedhjet e 14 majit kandidatët e dalë nga primaret dhe funksionarët e PD të Rithemelimit u gjenden nën agresionin total të shtetit dhe bandave që e filluan me tritol dhe e mbyllën me burgje ndeërkohë që ndjekësit e L.B mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke publikuar dhe foto me ta (pra pa u fshehur fare) po Rama është me Berishën dhe kundërshtar i L.B!

Në Parlament, deputetët e PD që janë me Berishën janë përjashtuar nga çdo e drejtë që ju takon me Kushtetutë, ligj dhe rregullore me justifikimin banal se janë grupi i “non grata-s’’ po Rama është me Berishën!

Deputetët e Bashës janë kthyer në ‘lolo’ qe edhe publikisht i tërheq prej dore Tao Balla (ai që L.B e takon natën në shtëpitë e botës), që kanë votuar ligjet e Ramës ne Parlament sa herë atij i janë dashur votat e tyre po L.B është kundërshtari i Ramës!

Gjithë mediat dhe “analistët” e kontrolluar nga Rama gjatë gjithë kohës kanë sulmuar Berishën dhe mbështetur L.B, po Rama është me Berishën kundër L.B

Dhe e fundit, (siç thonë vetë disa nga ata që i shkojnë prapa L.B) e vetmja arsye pse ka ende “ndjekës” është se ju ka premtuar që shumë shpejt do jenë në qeveri me Ramën.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply