“Ta transformojmë Ukrainën në Afganistanin e Putinit”

Bashkëbisedim me A. Wess Mitchell, ish Asistent Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euraziatike (2017 – 2019)

Çfarë nënkupton lufta në Ukrainë për primatin amerikan në botë?

Lufta demonstron se rendi botëror ka hyrë në një fazë kaotike. Marrëdhëniet midis fuqive po ndryshojnë për shkak të ngjitjes kineze. Drejtuesit rusë janë të gatshëm të marrin mbi vete më shumë rreziqe se në të kaluarën, pasi mendojnë se ky është një moment i përshtatshëm për të kapur territore të reja. Amerika, megjithëse duke vazhduar të ruajë primatin, duhet të përqëndrohet gjithnjë e më shumë mbi Republikën Popullore të Kinës. Shtetet europiane posedojnë kapacitete më të mëdha se Rusia, por nuk janë të gatshëm t’i përdorin për t’i mbrojtur. Vetëm koha do të na thotë nëse basti i Moskës do të jetë fitimtar apo jo.

Si duhet t’i përgjigjen Shtetet e Bashkuara?

Shtetet e Bashkuara duhet ta pranojnë se tabelat e marshimit të Putinit dhe të Xi Jinping nuk janë të lidhura. Kina ka mundësi të mos synojë të veprojë kundër Taivanit me të njëjtën shpejtësi të Rusisë, pasi ka nevojë akoma për 3 apo 4 vite që ta rrisë sofistikimin ushtarak të nevojshëm për ta fituar në një konflikt. Uashingtoni duhet ta shfrytëzojë këtë dritare për t’i kushtuar Moskës kosto shumë të larta, që ta rimendojë ekspansionin e saj perëndimor. Ukraina është zemra e kësaj strategjie. Shtetet e Bashkuara duhet ta përdorin për ta nxituar, tharë dhe varfëruar Rusinë, duke organizuar furnizime ushtarake të vazhdueshme forcave lokale dhe duke i ndihmuar të ndërtojnë një të reduktuar në perëndimin e vendit. Veç kësaj duhet t’i sigurojnë përforcime vijës së parë të NATO, pa harruar t’i ruajnë kapacitet e tyre më të mira për të kundërshtuar një lëvizje eventuale kineze ndaj Taivanit. Putini ka ekspozuar anën duke tentuar të pushtojë dhe të nënshtrojë një vend të gjerë sa dyfishi i Italisë. Një strategji inteligjente, thjesht, duhet të provojë që ta ndëshkojë dhe në mënyrë shembullore, një qëllim që Pekini e synon, duke evidentuar rreziqet në furnizimin logjistik gjatë një konflikti të zgjatur. Athina e ka mësuar këtë leksion në fushatën e Sirakuzës, Napoleoni në Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Ju theksoni shpesh se Rusia do të ndryshojë drejtim vetëm pas një humbjeje shembullore. Mund të bëhet Ukraina?

Shumë herë në rrjedhën e historisë, politika e jashtme e Rusisë është riorientuar rrënjësisht në vijim të një humbjeje në periferitë perandorake. Për shembull, pas humbjes me Japoninë në periudhën 1904 – 1905, Perandoria Cariste është demonstruar shumë më e prirur të bëhej aleate me britanikët kundër Gjermanisë. E njëjta gjë ka ndodhur me Reagan pas një humbjeje sovjetike në Afganistan. Nëse Putini e dëshiron aq shumë sa ta ripërfshijë Ukrainën në perandorinë e tij, mendoj se do të ishte një gabim i rëndë të mos e shfrytëzojë rastin. Duhet të nisim një program armatimi afatgjatë për ukrainasit, siç bënim në vitet ’80 me muxhahedinët kundër Bashkimit Sovjetik. Ukraina është një mundësi strategjike për Perëndimin, ama me dy kushte. I pari është vendosmëria e popullsisë vendore për të rezistuar, që duket praktikisht e rritur. I dyti është shumë më variabël. Ka të bëjë me gadishmërinë e Perëndimit për ta armatosur vendin sa duhet që të mund të mbrohet. Qartazi që nuk mjafton vetëm forca e vullnetit. Shtetet e Bashkuara duhet të vendosen në krye të kësaj iniciative, me objektivin e shtyrjes së Moskës që ta rivlerësojë zonën e saj të ekspansionit, ta transformojë gabimin në një gabim trashanik të rusëve. Ky riorientim nuk është i pamundur sa mund të duket në një pamje të parë. Në shekullin e XIX, Otto von Bismarck arriti ta shtyjë Austrinë drejt rajonit ballkanik pasi ta ketë mundur.

Po sikur Putini të arrinte ta neutralizonte Ukrainën?

Objektivi duket se është instalimi i një qeverie proruse në Kiev. Nuk synon në një Ukrainë neutrale, por në një satrapi të lidhur me Moskën, pa marrë përsipër një perandori formale. Mund të ushtrojë presion ndaj kufirit lindor të NATO, duke reklamuar ndërkohë një arkitekturë të re sigurie kontinentale nga një pozicion më i madh force. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre europianë duhet t’i përmbahen asaj që kam thënë më parë, domethënë të ndihmojnë ukrainasit të mbrojnë vetëveten.

Fjalët drejtuar nga Biden kombit ditën e sulmit sugjerojnë se Amerika nuk është më edhe aq e gatshme të mbështesë kostot e mëdha. Është dëmtuar ndjeshëm shkurajimi amerikan?

Sanksionet e njoftuara të enjten 24 shkurt nuk qenë të mjaftueshme, pasi përqëndroheshin mbi bankat tregëtare dhe mbi kufizimet e eksporteve. Nuk mjafton për t’i ndryshuar kalkulimet e Putinit. Shtetet e Bashkuara dhe aleaët e tyre duhet veç të tjerash ta përzënë krejtësisht Rusinë nga sistemi i pagesave Swift. Në rastin më të keq, duhet të jenë gati ta sanksionojnë sektorin energjitik moskovit. Uashingtoni mund ta mbrojë ekonominë nga rëniet e një skenari të ngjashëm duke i hequr limitet prodhimit të gazit të brendshëm. Veç kësaj, duhet të inkurajojë vendet europiane që të zhvillojnë alternativa për hidrokaburet ruse, për shembull nëpërmjet energjisë bërthamore dhe impianteve të rigazifikimit.

Shtetet e Bashkuara po u kërkojnë impenjime dhe sakrifica aleatëve europianë, ndërsa opinioni publik i tyre është ngurrues se do të kushtojë kosto të larta ekonomike. Sa janë të besueshme kërkesat e Uashingtonit?

Janë thellësisht në disakord me premtimet e kësaj pyetjeje. Ajo që po më pyesni vërtet është: Shtetet e Bashkuara do të ishin më pak të besueshëm sikur të fillonin të silleshin si europianët? Ushtarët amerikanë në terren në Poloni dhe në Rumani janë mijëra, më shumë nga sa janë italianët, gjermanët apo francezët. Në rast se Rusia do të sulmonte NATO, ato amerikane do të sakrifikonin për të mbrojtur një kontinent – Europën – shumë larg nga vendlindja e tyre. Ndërkohë, Gjermania ka bllokuar përpjekjet për të organizuar çfarëdolloj sanksioni që do ta bënte të reduktonte furnizimet me gaz nga Rusia.

Por Gjermania ndërkohë ka bllokuar Nord Stream 2 dhe ka njoftuar dërgimin e armatimeve në Ukrainë. Po ndryshojnë gjermanët?

Vendimi për ta pezulluar Nord Stream 2 është korrekt, por Gjermania mbetet thellësisht e varur nga Rusia për energjinë, tregjet dhe lëndët e para. Kjo e komplikon reagimin e Perëndimit ndaj agresionit rus. Ajo e ekonomisë gjermane kundrejt gazit rus është një varësi strukturore – rezultati i zgjedhjes politike të Berlinit për të hequr dorë nga energjia bërthamore dhe kaluar tek të rinovueshmet. Procesi kërkon shumë kohë dhe gazi natyror është lëndë djegëse tranzicioni. Pushtimi i Ukrainës përfaqëson kështu një mundësi të pashmangshme për ta ndryshuar mentalitetin gjerman. Habia për të parë tanket ruse të pushtojnë një vend disa qindra kilometra nga Berlini duhet të pasqyrohet në të gjithë arenën politike. Për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë ka ardhur momenti që ta shtyjnë Gjermaninë ta rimendojnë qasjen e saj dështake, me qëllim që ta marrë seriozisht sigurinë europiane. Vendimi për të dërguar armë në Ukrainë është një sinjal i fortë që gjermanët po fillojnë t’i rishikojnë deri në fund politikat e veta.

Gjatë eskalimit të gjatë që ka çuar tek pushtimi, administrata Biden ka theksuar rrezikun e një lufte duke u kufizuar të të kërcënojë vetëm raprezalje ekonomike. Janë ende të gatshme Shtetet e Bashkuara ta përdorin forcën e tyre ushtarake?

Pavarësisht se pjesa më e madhe e europianëve mërziten ta kuptojnë, Amerika ka hyrë në një fazë tensioni ti thellë gjeografik midis Azisë dhe Europës. Një luftë në dy fronte kundër kundërshtarëve kryesorë të saj – Kinën dhe Rusinë – nuk do të sillte vetëm në përpjekje të paprecedent, por do t’i tejkalonte kapacitetet e forcave tona të armatosura. Me fjalë të tjera, aktualisht Shtetet e Bashkuara nuk posedojnë kapacitetin për të luftuar dhe fituar një luftë njëkohësisht kundër Kinës dhe Rusisë. Gjë po kaq e rëndësishme, nuk e kanë në program që të pajisen në të ardhmen. Po pajisen për të kundërshtuar rivalin e tyre më të rrezikshëm, korrektësisht i identifikuar tek Republika Popullore. Mbetet problemi i menaxhimit të kërcënimeve në atë që është bërë teatri dytësor: Europa. Këtu do të jetë e nevojshme të arrihen rezultate me përdorim minimal resursesh. Ka mundësi, Uashingtoni do t’i mbajë forcat në kontinent, por në sasi gjithnjë e më pak të përshtatshme për ta përballuar Rusinë në një konflikt rajonal. Kjo dilemë mbi resurset ushtarake mund të ketë implikime të thella për qëndrimin amerikan. Në rastin ku Rusia do të vendoste të sulmonte një anëtar të NATO, ka të ngjarë që Shtetet e Bashkuara do t’i kursenin armatimet e tyre më të sofistikuara për të kundërshtuar në lëvizje oportuniste të Kinës mbi Taivan. Sigurimi i anëtarëve lindorë të NATO mbetet një qëndrim i matur dhe i përshtatshëm, pasi ka limite të pashmangshme ndaj asaj që administrata praktikisht mund të kryejë. Buonsensi strategjik imponon që të mbahet parasysh situata në Paqësorin Perëndimor.

Përtej resurseve, edhe mosdakordësia e brendshme e kufizon aksionin e Shteteve të Bashkuara. Mungon akoma një konsensus definitiv mbi tetarin të cilit t’i jepet prioritet?

Mendimi strategjik amerikan ka hyrë në një moment të rëndësishëm tranzicioni. Ekzistenca e një kërcënimi të dyfishtë dhe e ardhur nga drejtime të kundërta – ajo që Pentagoni e quan problemi i simultanitetit – përbën një dilemë të re, të paeksploruar. Amerikanët janë të ngadaltë që t’ia kuptojnë shtrirjen, si edhe implikimet e mundshme. Gjendemi ende në një fazë xherminale, ku shfaqen reagimet e para dhe absorbohen nga rreshtimet politike. Brenda Partisë Republikane vërejmë 3 fraksione të mirëdalluara. I pari është ai i primatistëve, të cilët invokojnë impenjime ushtarake gjithnjë e më të gjëra, të bindur se fuqia amerikane mund ta tejkalojë njëkohësisht Kinën, Rusinë dhe Iranin. I dyti është ai i offshore balancers, ekuilibruesit e Përtejdetit. Nën aspekte të ndryshme afrohen me izolacionizmin klasik, pa u identifikuar krejtësisht. Në sytë e tyre, Amerika është e tejshtrirë. Duhet kështu të ridimensionojë – jo të revokojë gjithçka – praninë e saj jashtë vendit, duke identifikuar në teatër të vetëm zgjedhjeje. Korrenti i tretë dhe i fundit i Partisë Republikane përfshin të ashtuquajturit rinovues. Janë të bindur se Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’u tërhiqen impenjimeve korrente, pasi kjo të shkaktonte krizë me shtrirje globale, me efekte helmuese për sigurinë amerikane. Partia Demokrate është e ndarë në blloqe të mëdha, të dy të përfaqësuara nga brenda administratës aktuale. Parasëgjithash, kemi institucionalistët liberalë që theksojnë çështje me karakter transkombëtar, si ndryshimet klimaterike dhe lufta kundër pandemisë. Le të marrim për shembull John Kerry, të Dërguarin Special për Klimën, që tenton të bindë funksionarët rusë dhe kinezë që të impenjohen tek emetimet e karbonit në këmbim të lëshimeve. Ky fraksion nuk mendon se vota e vendeve është një lojë me shumatore zero, ku fitimi i njërit përfaqëson një humbje për tjetrin. Në terma të tjera, konkurrenca midis fuqive të mëdha nuk është problemi kryesor i Amerikës apo i botës. Kërcënimi i vërtetë më shumë ka karakter global dhe si i tillë duhet të përballohet. Kurse grupi i dytë përfshin njerëz që njohin urgjencën e rivaliteteve ndërkombëtare dhe mendojnë t’i menaxhojnë duke ricikluar skemat e Luftës së Ftohtë. Anëtarët e tij përqëndrohen mbi kohezionin e demokracive, për t’iu kundërvënë shpurës së regjimeve autokratike. Në vija të trasha, këto janë tendencat që po shfaqen në gjirin e partive. Por është thelbësore të mbajmë parasysh se ndodhemi akoma në një fazë të parakohshme dhe të ofuskuar. Imagjinata strategjike amerikane apo ka filluar të konfrontohet me panoramën e re gjeopolitike. Prandaj këto pozicione janë të destinuara që të ndryshojnë dhe të evoluojnë me kalimin e kohës.

Britanikët posedonin një rafinim special në menaxhimin e aferave të tyre perandorake. Do të arrijë ta zhvillojë këtë ndjeshmëri klasa drejtuese amerikane?

Uashingtoni nuk mund të abstenojë ta përdorë diplomacinë në mënyrë strategjike. Historia na mëson se është një dispozitiv unik për ta riorganizuar pushtetin në hapësirë dhe në kohë, duke shmangur që të përballen armiq të ndryshëm në të njëjtin moment. Pas 1989, Amerika është gjetur në një kontekst pa sfidues të nivelit të barabartë dhe me një peshë ushtarake aq të gjerë sa të mund të jetë vendimtar në të gjitha rajonet njëkohësisht. Sot kjo panoramë ka ndryshuar. Në këtë fazë historike, Uashingtoni duhet t’i drejtohet diplomacisë në Europë – teatrit dytësor – për t’i drejtuar resurset e saj në Azi – teatri kryesor. Kjo imponon që të binden aleatët europianë të marrin përgjegjësi më të madhe në mbrojtjen e tyre.

Si mund t’i zbatohet ky program Gjermanisë?

Shtetet e Bashkuara duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të re me Republikën Federale. Bota po ndryshon në mënyrë drastike dhe çdo ngjarje lidhet drejtpërsëdrejti me atë që ndodh në Azi. Është koha që gjermanët të bëjnë llogaritë me realitetin dhe ta pranojnë të konbtribuojnë në masë më të madhe ndaj sigurisë kontinentale. Nga ana e tij, Uashingtoni duhe të jetë më kreativ, për shembull duke mundësuar formimin e entiteteve të reja nën ombrellën e sigurisë së NATO. Kështu do të mund të vërejmë që gjermanët, francezët dhe polakët – ndoshta edhe italianët – t’i kombinojnë kapacitetet e tyre pa u ndarë nga Aleanca Atlantike. Në të kaluarën amerikanët kanë kundrështuar grupime të ngjashme nga frika se mos humbasin mbikëqyrjen e kapaciteteve ushtarake europiane. Nuk bëhet fjalë për ta favorizuar zhvillimin e një poli europian të pavarur i aftë që konkurrojë me Shtetet e Bashkuara, por të jenë më pak dogmatikë. Kështu, çdo zgjidhje që stimulon shpenzimin ushtarak të Gjermanisë është e mirëpritur pasi thjeshton problemi strategjik e të dy fronteve. Kur Republika Federale do të shpenzojë 2% e PBB së saj për mbrojtjen, do të disponojë një pajim ushtarak më të madh se ai i Federatës Ruse. Nga ana jonë, duhet të jemi heterodoksë dhe novatorë.

Italia është një vend mesdhetar dhe mund të jetë e interesuar të marrë pjesë në menaxhimin e rrugëve detare. Janë të gatshme Shtetet e Bashkuara të marrin ndihmë në këtë aspekt?

Do të ishte patjetër një model pozitiv. Nuk mund të flas në emër të administratës Biden, por me kalimin e kohës Shtetet e Bashkuara duhet ta axhustojnë qasjen e tyre, duke u dhënë përgjegjësi aktorëve lokalë. Vendet europiane do të duhet të specializohen në kapacitete korresponduese me vendidhjen gjeografike dhe interesat e tyre. nga ana tjetër, zemra pulsante e sfidës nuk ndodhet në Mesdhe, por në Europën Qendrolindore. Konkurrenca detare me Republikën Popullore e ka shtyrë Pentagonin që të përpunojë konkurrenca luftarake detare dhe bregdetare, në kurriz të komponenteve tradicionale të rënda të prirur që të luftojë një luftë tokësore. Është sidomos kjo fusha ku shtetet europiane do të duhet të kontribuojnë. Siç e dimë, pasi kërcënimë më i madh i kontinentit, Rusia, ka natyrë telurokratike.

Si duhet të sillen Shtetet e Bashkuara me Kinën?

Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë hapur linjat e komunikimit me Kinën, duke e kandisur të mos ndihmojnë Rusinë në shmangien e sanksioneve. Me vazhdimin e konfliktit, Pekini do të rrezikohet gjithnjë e më shumë. Bombat ruse të hedhura mbi qytetet ukrainase sigurisht që nuk janë në publicitet i mirë. Veç kësaj, Republika Popullore është një eksportuese neto dhe kjo i bën interesat e saj ndjeshlm të ndryshme nga ato ruse, sidomos kur bëhet fjalë për të siguruar vijueshmërinë e flukseve të kapitaleve dhe të energjisë. Njëkohësisht, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të krijojnë iluzion se mund t’i besojnë Kinës për ta përfunduar konfliktin. Është vendimtareë të qëndrohet ushtarakisht të matur në Indo – Paqëor, ndërsa organizon presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Rusisë.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Si sot 8 vjet më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza,  fituese e çmimit …

Leave a Reply