NY Post: McGonigal nën akuzë edhe për takime sekrete me kryeministrin shqiptar Edi Rama

Mediat më të rëndësishme amerikane i kanë bërë jehonë vendimit të Charles McGonigal, ish-agjentit të lartë të FBI-së, i cili pranoi fajin në lidhje me akuzën se ka bashkëpunuar me një oligark rus të sanksionuar.

Duke pranuar fajin, McGonigal shmangu një dënim prej 20 vitesh burg, ndërsa tani rrezikon deri në pesë vite në qeli. Sipas NY Post, vendimi final për McGonigal do të merret më 14 dhjetor.

Pasi doli nga salla e gjyqit, McGonigal tha vetëm tre fjalë për gazetën: “Tani ndjehem i lehtësuar”.

Avokati i tij, Seth DuCharme tha se, klienti i tij bëri gjënë e duhur duke pranuar fajësinë.

Fillimisht ai kishte deklaruar se është i pafajshëm për katër akuzat ndaj tij.

Gazeta thekson se, McGonigal tani është nën akuzë për atë që njihet si çështja shqiptare.

“McGonigal u padit veçmas në Uashington për fshehjen e një pagese prej 225 mijë dollarësh nga një ish-anëtar i shërbimit inteligjent të Shqipërisë dhe për një takim sekret me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa ai punonte për FBI-në”, shkruan gazeta amerikane.

About Redaksia

Check Also

Media gjermane: 100 mijë protestues në Beograd kërkojnë qeveri teknike

Në qendër të Beogradit u mblodhën të dielën (22 dhjetor) mbi 100.000 njerëz, njoftoi Arkivi …

Leave a Reply