Kostoja e sterilizimit u rrit 80 herë me koncesionin Rama-Beqaj

SPAK arrestoi sot disa persona për koncesionin e sterlizimit. Rrjepaj ka qenë i LSI apo jo?

Dihet kush është mburrur me koncesionin e sterlizimit, është kryeministri aktual. Bashkë me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe bënë atë që një investim i shkëlqyer i fjalës së fundit, të shkencës dhe teknologjisë, që ishte inauguruar që në 2011, nuk e konsideruan fare dhe paraqitën një situatë problematike që të realizonin këtë koncesion. Ishte i panevojshëm dhe spekulativ. Të gjithë personat e tjerë që kanë një problem në këtë hetim, marrin përgjegjësitë e tyre. Ka shumë kohë që nuk e mbaj mend këtë person si një njeri aktiv të LSI-së.

Ka qenë i larguar nga ju?

Nuk e di fare. Problemi është që nuk duhet të vazhdojmë me drejtësi me regji. Edhe nga kaq hetim sa ka dalë, nuk kemi asnjë ngjashmëri me skemën e inceneratorëve. Këto kanë qenë skema të përgatitura më parë, para se Rilindja të vinte në pushtet, me biznesmenë të përzgjedhur për të zhvatur paranë publike. është rritur me 80 herë kostoja e sterilizimit, në kundërshtim me atë që ka thënë ministri i Financave në atë kohë. Impianti i sterilizimit i marrë me kredi i është falur personit që e ka marrë me koncesion dhe prapë gjërat nuk kanë funksionuar.

Kush duhet të ishte arrestuar?

Që është drejtësi me regji është e padiskueshme. Që është një person mbi ligjin dhe drejtësinë aktuale, përmes gjithë zbatimit anti kushtetues të ndryshimeve kushtetuese, kjo është shumë e qartë.

Me regji nga Rama apo ndërkombëtarët?

Nga Rama. ndërkombëtarët i përdor siç përdorte McGonigal që i thoshte të jap kaq e të jap aq.

Kjo drejtësi me regji duket sikur po godet zv.kryeministra, deputetë…

Kemi një zv.kryeministër në arrati që nuk beson te drejtësia e partisë së tij. Ahmetaj ka bërë një deklaratë të forte se nuk ishte ai aq i fortë që a shtynte përpara aferën e inceneratorëve, për të bërë 17 vendime në pak orë. Kjo është tepër e qartë. është drejtësi me regji. Përshendesim çdo veprim, por e kemi shumë të qartë që mbi ligjin qëndron Edi Rama.

Kush duhet të arrestohej?

Unë nuk do të hyj këtu të flas për koncesionin e sterlizimin. Kam një eksperiencë tjetër me drejtësinë. Isha President dhe kam çuar vetë në SPAK disa çështje serioze që kishin të benin me funksionimin e shtetit, siç ishte rasti i gjyqtares së Kushtetueses që u betua te Lana. Jo vetëm nuk u thirra si kallëzues, por u tha se nuk kishte ndonjë pasojë betimi i saj te Lana.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …

Leave a Reply