Si e vuri pasurinë prej sheiku Ilir Beqaj pas vitit 2013

Arrestimet e ditëve të fundit nga SPAK treguan edhe një herë skandalin me koncesionet në shëndetësi. Miliona e miliona euro shkojnë çdo vit për 2-3 persona dhe strumbullari i të gjithë kësaj afere është padyshim Ilir Beqaj.

SPAK e “amnistoi” duke mos e futur te lista e të pandehurve, por gjyqtarit Erion Bani nuk i shpëtoi ky skandal dhe kërkoi hetim. Por SPAK nuk ka pse të lodhet shumë. Mjafton të ndjekë të njëjtën gjë që bëri me Ahmetajn. Edhe pse ky i fundit u hetua për inceneratorët, u shkua deri te pasuria dhe nuk ju la gjë pa hetuar.

Te Beqaj, SPAK mjafton të shohë sesi ka ndryshuar pasuria e tij para dhe pasi u bë ministër i Shëndetësisë.

Që në vitin 2012 -2013, deklarohej me aksione në kompani, por që me marrjen e detyrës kishte shitur 51 për qind të aksioneve në kompaninë INTECH+. Por kjo bëri që më pas atij t’i hiqej mandati i deputetit, pasi Kushtetuesja në vitin 2011 e gjeti në konflikt interesi.

Kjo është pasuria e plotë që ka deklaruar Ilir Beqaj ndër vite. Shifrat tregojnë qartë se ai është shndërruar në milioner.

Në deklaratën e parë që ka bërë në vitin 2003, ai ka deklaruar vetëm një apartament, një makinë dhe aksionet te kompania INTECH+. Në atë kohë ai ka qenë drejtor në ISSH. Me kalimin e viteve llogaritë bankare nisë të shtohen, si për të dhe për bashkëshorten.

Në vitin 2010, ai ishte vetëm deputet, por ka deklaruar 4 apartamente. Një vit para se të bëhej ministër, Beqaj ka deklaruar pagën në grupin e PS, si dhe një apartament të dhënë me qira.

Më pas zbulohet dhe hileja e tij. Bashkëshortja shfaqet aksionere në disa kompani. Janë pikërisht këto kompani që sjellin miliona e miliona të ardhura. Duket se aty fle dhe lepuri. Po ashtu ai vajzën e ka punësuar në Holandë.

Pasuria e deklaruar në ILDKP nga Ilir Beqaj

Fillestare

Apartament me sipërfaqe 199 metra katrorë në Tiranë me vlerë 145.000 euro. Kontratë porosie në vitin 2005 dhe kontratë shitjeje në vitin 2016. Financuar me të ardhurat e familjes nga puna, shërbimet e konsulencës, të ardhura nga biznesi dhe kredi bankare.

Garazh me sipërfaqe 20.5 metra katrorë në Tiranë, përfshirë në çmimin e apartamentit me sipërfaqe 199 metra katrorë.

Apartament me sipërfaqe 139 metra katror, në Tiranë. Ndërtim i para vitit 1990. Privatizuar në vitin 1998.

Apartament me sipërfaqe 112 metra katror në Tiranë. Kontratë porosie e vitit 1996 dhe kontratë shitje vitit 1999. Financuar me të ardhurat e familjes nga puna, kredi bankare dhe dhuratë nga prindërit. Vlera e apartamentit ëhstë 3.600.000 lekë.

Apartament me sipërfaqe 141.5 metër katror në Tiranë. Kontratë porosie e vitit 2000 dhe kontratë shitjeje në vitin 2002. Financuar me të ardhura nga puna dhe shërbime të konsulencës. Vlera e apartamentit është 76.000 dollarë.

VITI 2012

Paga si Këshilltar i Grupit parlamentar të PS 1 030 000 lekë.

Apartament i dhënë me qira në vlerën 900 000 lekë.

Fitime nga Intech shpk 19 278 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga paga në Procredit-Bank sha 4 635 000 lekë.

DSSH paguan detyrime ndaj subjektit Ilir Beqaj në vlerën 634 000 lekë për suplement për pozicionin e ish deputetit.

Detyrime të paguara në vlerën 2 750 dollar si pjesë e një kontrate me objekt material një apartament me detyrim të përgjithshëm 5 500 dollar.

Detyrime të paguara në vlerën 13 000 euro për një kredi për blerje apartamenti dhe garazhi me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet.

VITI 2013

Paga si Këshilltar i Grupit Parlamentar të PS janar- shtator 2013 vlera 940 000 lekë.

Paga në Ministrinë e Shëndetësisë shtator- dhjetor 2013 vlera 620 000 lekë.

Qira apartamenti në Tiranë në vlerën 900 000 lekë.

Të ardhura nga fitimi i kompanisë Intech shpk për vitin financiar 2012 në vlerën 12 000 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga shitja e kuotave në Proinvest shpk në vlerën 21 000 euro.

Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj paga në ProcreditBank 4 529 000 lekë.

Të tretët kanë shlyer vlerën 18 360 000 lekë si detyrim që lind nga kontrata noteriale e shitjes së 51% të kuotave në kompaninë Intech shpk, sipas së cilës 7 000 000 lekë paguhen deri në 31.01.2014, 6 000 000 lekë deri në 31.10.2014 dhe 5 360 000 lekë deri në 31.05.2015.

Detyrime të paguara në vlerën 13 000 euro për kredi për blerje apartamenti dhe garazhi me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet.

VITI 2014

Të ardhura nga paga, 1 597 000 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativë dhe borde, 153 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Rr: “Ibrahim Rugova”, Tiranë, 900 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 51 % të kuotave në kompaninë, Intech shpk në 29.08.2013, me vlerë të përgjithshme, 18 360 000 lekë, vlere vjetore 1 000 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna në bankë, 3 648 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 600 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 2 506 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 146 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 357 300.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, me vlerë detyrimi financiar të pashlyer, – 31 503 euro, e marrë në gusht 2007 me principal 100 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, interes bazë 5.7 %, për blerje ap. me sip. 205 m2 dhe garazh.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 119 132 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 267 886 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një një bankë të nivelit të dytë pakësuar me 6 107 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 250 dollarë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 420 dollarë.

Viti 2015

Të ardhura neto nga Paga dhe të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë 1 597 000 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativ dhe borde 145 000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) lekë.

Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti, neto vjetore 900 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga puna në një bankë të nivelit të dytë 3 663 000 (tre milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë) lekë.

Të ardhura nga shitja e shoqërisë Proinvest shpk 1800 euro.

Të ardhura nga shitja e 51% të kuotave të kompanisë Intech shpk 10 000 000 (dhjetë milion) lekë. Shitja është bërë në datën 29. 08. 2013. Pagesa me këste.

Shtuar një nga depozitat bankare me 260 USD. Pakësuar një llogari rrjedhëse me 1 240 euro, shtuar llogaria rrjedhëse me 300 euro. Shtuar një llogari rrjedhëse në lekë 7 270 000 (shtatë milion e dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë. Bashkëshortja ka shtuar llogari bankare në vlerën 1 485 000 lekë, dhe një llogari tjetër me vlerë 1 216 000 lekë me burim të ardhura nga puna. Gjithashtu bashkëshortja ka pakësim në llogari bankare vlerën minus 4 350 euro, shtuar një depozitë në vlerën 400 USD dhe një tjetër në vlerën 250 USD.

Viti 2017

Të ardhura nga paga mujore dhe shtesa të tjera për shpenzime telefoni, karburanti dhe për udhëtime në detyrën e deputetit, 602 615 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, të ardhura nga aktiviteti profesional si individ me kontratë me zyrën e UNDP-së, Tiranë, 1 215 500 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, të ardhura nga aktiviteti profesional si person fizik, 1 330 euro.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, të ardhura nga aktiviteti profesional si person fizik, 20 500 dollarë.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, të ardhura nga puna në Raiffeisen Invest, 222 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në bankën Credins, pakësim 347 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në bankë Alpha Bank, shtesë pas mbylljes të një llogarie tjetër po në këtë bankë, 1 365 000 lekë, gjendja totale 1 500 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse si individ në bankën Credins, shtesë 1 430 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse si person fizik, pakësim 79 200 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse si person fizik, shtesë 1 320 euro.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse si person fizik, shtesë 20 485 dollarë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse si individ në bankën Procredit, pakësim 802 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, gjendja e llogarisë së kursimit si individ, shtesë 350 000 lekë.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankën Raiffeisen, 30 000 lekë.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, kursime në fondin e pensioneve private vullnetare në Raiffeisen, 26 360 lekë.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, kuota në fondin e Raiffeisen Prestigj (shpërblim nga punëdhënësi Raiffeisen Invest), 106 000 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga, përfitime të tjera për përballimin e shpenzimeve të telefonisë, karburantit dhe udhëtimeve brenda vendit në detyrën e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, shuma 2 508 712 Lekë.

Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë, 841 500 Lekë.

Bashkëshortja, të ardhura bruto nga aktiviteti profesional si individ, kontratë me zyrën e UNDP-së Tiranë, 1 510 000 Lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga aktiviteti profesional si individë, 3 500 300 Lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktivitetit profesional si Adriana Beqaj Person Fizik me Nipt L62004016E, fitim neto për vitin 2018, shuma 3 240 000 Lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Person Fizik me Nipt L62004016E, 1 177 000 Lekë.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, të ardhura nga punësimi, 720 000 Lekë.

Vajza, të ardhura në vlerën 68 200 Lekë si bonus nga punëdhënësi në formën e kuotave (47 Kuota).

Shtuar me 54 USD gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë.

Pakësuar me 251 605 gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë.

Pakësuar me 475 172 lekë gjendje e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë.

Gjendja e detyrimit të Kartës së kreditit pranë një banke të nivelit të dytë, 151 045 Lekë e përdorur për shpenzime të ndryshme nga subjekti.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, shtesë 3 541 000 lekë të gjendjes së llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë.

Bashkëshortja, Znj. Beqaj, pakësuar me 40 000 lekë gjendja e llogarisë rrjedhëse si Person Fizik me Nipt L62004016E.

Bashkëshortja, gjendje të llogarisë rrjedhëse si Person Fizik me Nipt L62004016E, shtesë 42 000 Euro.

Bashkëshortja, deklaron shtesë pasurie si pronare 100% e një toke arë me sipërfaqe 10 000 m2 dhe me vlerë 1 000 000 Lekë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, gjendje të llogarisë rrjedhëse si individë pranë një banke të nivelit të dytë, pakësuar me 474 000 Lekë.

Bashkëshortja, Znj. Beqaj, llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar gjendja me 960 000 Lekë.

Bashkëshortja, llogari rrjedhëse të hapur në vitin 2018 si Fermere me NIPT L84121931F, e furnizuar nga fondet e llogarive individuale. Gjendja e llogarisë është shtuar me 288 000 Lekë.

Vajza, pakësuar me 30 700 Lekë, gjendjen e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, shtuar me 23 380 Lekë kursimet në Fondin e Pensioneve Private Vullnetare.

Vajza, shtuar me 74 755 Lekë, kuota si shpërblim nga punëdhënës, (Institucioni ka censuruar si të dhëna sensitive emrin e punëdhënësit dhe detaje të këtij shpërblimi).

Viti 2019

Të ardhura në vlerën 2 354 000 Lekë nga paga mujore, dietat, rimbursimet e shpenzimeve të karburantit dhe telefonisë të përfituara nga statusi i Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Të ardhura në vlerën 841 500 Lekë nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, të ardhura në vlerën 418 333 Lek nga aktiviteti profesional sipas kontratës së lidhur me UNDP, Tiranë. Detyrimi i tatimit në burim të të ardhurës (15%) do të likuidohet në 2020.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, të ardhura në vlerën 6 952 993 Lekë si fitim neto nga aktiviteti profesional Person Fizik me Nipt L62004016E.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, të ardhura në vlerën 201 000 Lekë nga puna për periudhën 01.01.2019-31.03.2019.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, të ardhura në vlerën 17 000 Euro nga puna në Utreht, Hollandë për periudhën 29.04.2019-31.12.202. Kontrata e punës është lidhur me një kompaninë rekrutuese Brightstone Group në Hollandë.

Shtesë 64 Dollarë në depozitën bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

Pakësuar me 653 000 Lekë llogaria bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

Pakësuar me 1 524 000 Lekë llogaria bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, pakësuar me 2 119 801 Lekë llogarinë rrjedhëse.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, pakësuar me 1 201 799 Lekë llogarinë rrjedhëse të Personit Fizik me Nipt L62004016E.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, shtuar me 4 130 Euro llogarinë rrjedhëse të Personit Fizik me Nipt L62004016E.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, shtesë 532 963 Lekë në llogarinë rrjedhëse të hapur në vitin 2019 me të ardhura personale.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, shtesë 1 934 Euro në llogarinë rrjedhëse të hapur në vitin 2019 me të ardhura personale.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, shtesë 29 923 Lekë në llogarinë rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, pakësuar me 2 275 000 Lekë llogarinë e kursimit pranë një banke të nivelit të dytë..

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, pakësuar me 202 376 Lekë llogarinë rrjedhëse të Fermerit me Nipt L84121931F. Llogaria e biznesit është hapur në vitin 2018 dhe kreditohet me të ardhurat personale të Znj, Beqaj.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, pronare 50% të një apartamenti në Tiranë të përfituar si trashëgimi sipas aktit datë 19.06.2019.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, tërheqje cash nga banka në vlerën 665 000 Lekë

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, ortake në masën 55% pranë shoqërisë Albannian Ionian Coast Olive Sh.p.k me Nipt L94214803P.

Bashkëshortja, Znj. Adriana Beqaj, ortake në masën 15% pranë shoqërisë Albanian Food and Hospitality Lab Sh.p.k me Nipt L91329021O.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, pakësuar me 20 000 Lekë llogarinë rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë me burim të ardhura nga paga.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, shtesë 7 700 Lekë në fondin e pensionit privat vullnetar nga kursimet.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, shtesë 89 260 Lekë si kuota në Fondin Prestigj.

Vajza, Znj. Deborah Beqaj, shtesë 945 Euro në llogarinë rrjedhëse në një bankë në Holandë.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply