SPAK thotë se ka gjetur kopjen origjinale të konçesionit të sterilizimit

SPAK ka dalë me një sqarim duke thënë se dokument i kon♪5esionit të sterilizimit është gjetur në institucione të tjera.

SPAK më herët kishte marrë vendimin për sekuestrimin e praktikës së plotë dokumentare origjinale të procedurës së koncesionit të sterilizimit, por janë gjendur përpara një situate të papritur.

“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, thuhet në dosjen e GJKKO.

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply