Nga Luçiano BOÇI
Kontratat abuzuese të koncensioneve me të cilat janë grabitur miliarda lekë, krahas anës dramatike prodhojnë dhe humor të zi.
Të formuluara me nxitim dhe vetëm me një synim – kopsitjen me letra të vjedhjeve, brenda tyre gjen jo thjesht gabime gjuhësore, por dhe “xhevahire” përmbajtësore të trasha.
Këto s’janë asgjë, do të replikojë dikush, para miliardave të futura ne xhepa.
Po e vërtetë!
Por tregojnë atë që në kriminalistikë quhet “nxitimi i hajdutit”.
Hajduti nga emocioni dhe kënaqësia e rrëmbimit le gjithnjë nga pas shenjat “e vogla”, që flasin shumë.
Kështu kontrata për ndërtimin e impiantit elektrik në Inceneratorin e Elbasanit përmban:
- “Xhevahirin” e mospërputhjes së datës së nënshkrimit 23 NËNTOR 2016, me datën e autorizimit të përfaqësimit të lëshuar nga MIE për Etleva Kondin me datë 13 DHJETOR 2016.
- Ka dhe një “Xhevahir” tjetër! Impianti i prodhimit të energjisë nëpërmjet djegies emërtohet nga Gjiknuri në kontratë dhe “CENTRAL FOTOVOLTAIK”.
A thua po djegin diellin!!!!???
Aq shumë i ka kapur “nxitimi i hajdutit” sa dhe emërtimin e impiantit nuk e shkruajnë saktë.
- Ndërsa në kontratën e Sterilizimit Beqaj lëshon “Xhevhirin e madh”. I fal firmël koncesionare çfarë ti kapi dora, si në mall të babës!
Merr shkresa, kopjo shkel e shko, firmos, fut paratë në xhep dhe u kry!
Qeverisje hajnash!
Kësaj i thonë: RRËMBE, GRABIT DHE TALL!
SPAK e ka shumë të thjeshtë leximin e këtyre “nxitimeve”.
Kushedi çfarë gjen po të rrëmosh më tej!
Vazhdon…