Rama thotë se ka zbuluar natë dhe gaz, por nuk është i sigurtë dhe se duhet të pritet edhe ca. Gjithsesi ai ka filluar të ëndërrojë një Shqipëi si Arabia Saudite.
Edi Rama, ka veshur një kostum pune ngjyrë portokalli dhe është shfaqur në Shpirag, ku thotë se ka naftë por pritet ende të mësohet nëse kjo naftë mund të nxirret.
Kryeministri shkruan se brenda vitit do të mësohet nëse populli shqiptar do të gëzojë këtë pasuri të madhe, ndërkohë që deklaron se ajo do të administrohet si në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan.
“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë
Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës. VetëmPërpara!”, shkruna Rama.