Përpëlitjet e një narcizisti!

Nga Iva V.GRILLO

Eshte mese e qarte qe ftesa e munguar ndaj kryeministrit shqiptar per ne samitin e Athines, ku moren pjese lojtare te rendesishem rajonale dhe perfaqesues te BE, eshte nje grusht i fuqishem qe i eshte dhene mu ne zemer te nevojes se tij patologjike per protagonizem e krekosje nderkombetare.

Kjo duket qarte nga reagimi i tij “perpelites” i diteve te fundit ku e projekton veten here si nje vizionar te cilit nuk ia dine akoma vleren, here si viktime te “paleve te treta”, here si mentor te udheheqeseve te Ballkanit e here si inxhinier nafte…

Ketoj lloj “varagingosh” ne komunikimin publik te diteve te fundit tregojne se grushti qe ka marre ne zemer te narcizimit te tij nuk eshte i parendesishem e perpelitjet qe shohim jane pjese e tentativave per te rikuperuar me cdo kusht ne opinionin publik.

E si cdo narcizist, sado qe ndonjehere luan edhe viktimen kur i hyn ne pune, ai nuk mund ti rezistoje interpretimeve megallomane e prej kapadaiu ne deklaraten qe beri, interpretime qe e nxjerrin edhe me qesharak, ne pozicionin ku eshte.

Sipas tij:

…”Kyriakos” vertete e ka bere kete aktivitet, por ama pasi ia ka shtire ne mendje kryeministri shqiptar…se “Kyriakos” nuk e dinte akoma vleren e vendit te vet…deri ia sqaroi ky i yni

…problem jane edhe çeshtjet boterore, te cilat “Kyriakos” nuk i ka marre shume ne konsiderate, kur ka lane jashte samitit te shqetesuarin e madh global, me adrese ne Surrel… hallet e problemet lokale jane “hiçi gje” para halleve me te medha per te cilat nuk e ze gjumi Ramen…

E ne kontekstin e asaj me siper, nuk mund te mungonte nje foto te maje te Shpiragut tek u premton shqiptareve nafte, para e pasuri – nje karshillek i pavlere tek rreket te rimekembe sedren e vet te shkermoqur.

Ndokush qe merakoset se mungesa e fteses per kryeministrin shqiptar nga ana e kryeministrit te Greqise, Micotaqis, cenon dinjitetin e interesat e Shqiperise, ndoshta eshte mire te kujtoje se prezenca e Rames neper mbledhje e samite nderkombetare nuk ka sjelle asnje perfitim per Shqiperine e kombin …perkundrazi, shpesh ka cenuar interesat tona dhe mbi te gjitha ka sherbyer vetem si podium per pushtetin dhe egon e vet personale.

Prandaj reagimet e Rames pas “lenies pas dere” si ne Athine para disa ditesh ashtu edhe ne Prishtine para disa javesh, na rikujtojne se menyra me e mire per tu marre me nje egomaniak eshte “te prerit e druve shkurt”…

Nje mesim qe duhet ta marrin sa me shpejt qytetaret shqiptare te cilet e paguajne jo pak babezine per pushtet dhe fame te kryeministrit te tyre.

#Stopfarsesrama

About Redaksia

Check Also

Buburrecit të kryeministrisë i ka ikur memoria

Nga Genc BURIMI Ndryshe nga Feniksi i Opozitës, më aktiv se kurrë me gazetarët, Buburreci i …

Leave a Reply