Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar sot prova të reja në lidhje me skandalin e vjedhjes së sistemit TIMS. Berisha ka deklaruar se për ti hapur rrugën grabitjes së të dhënave të shqiptarëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Met Rrumbullaku është dërguar me pushime të detyruara.
Deklarata e Berishës
E thashë dhe e them se shoqëria jonë është në prag të një suicidi, në rast se nuk jep përgjgije këtij problemi që po shkatërron çdo ditë qënien e saj. Mund të jetë nga shoqëritë më të pakta në botë në të cilën qeveria është mafie, pushteti është krim dhe qytetarët në çdo aspekt të jetës së tyre nga siguria tek mirëqënia, tek ekonomia, tek shkollimi, tek shëndetësia, në çdo fushë paguajnë çmim të tmerrshëm shkatërrimtar.
Në Shqipëri krimi dhe qeveria janë në ortakëri dhe pushteti janë në një garë të çmendur sesi të pasurohen më shumë, kjo është e vërteta. Që të gjitha vendimet në këtë vend i dikton krimi. Dhe në këtë kontekst më shumë se nga çdo armik i jashtëm siguria kombëtare e Shqipërisë rrezikohet nga krimi i saj në pushtet dhe i shqiptarëve.
Jashtë çcdolloj diskutimi që PD, do t’i ofrojë tolerancë zero krimit të organizuar. PD ka besim me gjithë këto që dëgjojnë dhe janë të vërteta me këtë shkallë të lartë inkriminimi të policisë së shtetit, të organeve të drejtësisë, të qeverisë, të institucioneve të tjera. Përsëri ju garantoj se ndryshimi është plotësisht i mundshëm.
Kthehem këtu në një moment në vitin 2005. Në fushatë elektorale deklaroj se do luftojmë bandat, do i tregojmë vendin, ama ato ishin omnipotente. Gazetarët më pyesin: po si do i luftosh, ku do i gjesh? Përgjigja ime ishte: në polici janë njerëzit.
Dhe e kam përsëritur shumë herë në një moment kur, sigurisht që përparësi absolute ishte asgjësimi i tyre, çlirimi i vendit nga bandat. Një nga oficeret e policisë, ishte 20 vjet aty, nuk e di sa kishte, më thotë: z.Kryeministër, më thotë, ne me ta përballemi absolutisht pa na shkrep syri, me një kusht më tha. Çfarë kushti i them unë? Kusht që kur të fillojmë me betejën, njeri të mos na ndalojë. Dhe t’u ndalojë çdo gjë i thashë, çdolloj insinuate, apo pengese, do njoftoni me urgjencë se ju do keni vetëm mbështetje totale. Dhe ata morën një e nga një mbi 200 banda.
Çfarë ndodhi para një jave? Ervin Muça shkon shef IT, urdhëron vartësit të eksportojnë tek USB-ja e tij të dhënat e TIMS. Një punonjës aty e kundërshton, përgjegjës sektori, urdhëron edhe punonjës të tjerë mos iu bindni urdhërit. Drejtori Met Rrumbullaku e pezullon. Si është situata sot? Ai është i fuqishëm në krye të detyrës, Met Rrumbullakun e çuan me pushime të detyruara, ose ik. Kjo është e vërteta.
Pra, mos të mendojmë se nuk ka njerëz, por këta njerëz duhet të mbështeten në luftën e tyre, se nuk do e bëjnë politikanët luftën kundër tyre, politikanët do të përcaktojnë platformat.
Bënë digjitalizimin e Tiranës dhe të 6 rretheve të tjera të kadastrës. Ju informoj ju se ai sistem, i bërë nga ekip shqiptar, pa të huaj, ç’është e vërteta. Një grup dy tri vetë ishin ata, ose mund të ishin më shumë, e bënë. E bën dhe Banka Botërore, pas një skepticizmi fillestar total. Pasi e mori, pasi i bëri të gjitha testet organizonte seminarë ndërkombëtarë për ta përhapur atë në vende të tjera.
Jo që nuk penetrohej, se sigurisht, kushti i parë ishte që të mos penetrohej, i mbrojtur. Pra, këtu ekzistojnë të gjitha, por kur paguajnë, kur merr Ervin Muçajn, i cili duhet të arrestohej në flagrancë. Çfarë vështirësie kishte prokurori i Tiranës? Mbase nu kështë kompetencë e SPAK, se ndoshta duhet parë. Çfarë vështirësie kishte të shkonte dhe t’i vinte hekurat atij, i cili u denoncua po nga vartësi i tij, u denoncuan nga ekspertë IT, Progni, etj.? Asgjë!
Ndaj edhe ne do qendrojmë fuqishëm me zero tolerancë, sikundër një reformë e thellë e gjithëanshme do të ndodhë sepse detyra më e parë është shpëtimi i shqiptarëve.
Por, të themi të vërtetën, në qoftë se nuk ngrihemi me protesta të fuqishme dhe guxim, krimi i organizuar do t’i shtypë kokën cilido shqiptari që do, dhe kjo nuk duhet të ndodhë.