Gjërat, në pjesën ekstra-futbolli, nuk përmirësohen tek Al Ittihad. Nëse pak ditë më parë u zbulua një konflikt në dhomat e zhveshjes për politikën e transfertave, ku përfshihej i sapoardhur Jota, tani protagonistë janë Benzema (ylli) dhe Nuno (trajneri).
Siç shpjegon media saudite ‘Al-Sharq Al-Awsat’, kriza është totale. Dhe është se kampionit aktual nuk i ka mjaftuar për ta nisur sezonin me dy fitore në dy ndeshje. Pas një vere plot lëvizje (Benzema, Kante, Fabinho apo Jota), kanë ardhur komplikimet.
Siç sqaron media në fjalë, problemi tani është se marrëdhënia e Karim Benzema me Nuno Espirito Santo është shumë e tensionuar… për shkak të trajtimit që ish-lojtari i Real Madridit merr nga trajneri portugez. Kështu e thonë.
Trajneri, lideri i skuadrës që ishte kampion vitin e kaluar, e ka bërë të qartë se Benzema nuk i përshtatet stilit të tij të lojës, thonë burime të ‘Al-Sharq Al-Awsat’. Veç kësaj, shkon më tej, Nuno “nuk ka kërkuar nënshkrimin e tij” këtë verë. Vetë Benzema do ta kishte përcjellë pakënaqësinë e tij për këtë situatë tek ndërmjetësi që e çoi në Ligën Pro Saudite.
Benzema, i cili ende nuk ka shënuar një gol pas dy ndeshjesh kampionati, do t’i kishte kërkuar ndërmjetësuesit për të gjetur “një zgjidhje”. Veç kësaj, vlen të përmendet një tjetër episod që cituan mediat saudite: Benzema kishte kërkuar kapitenin, por u ‘përplas’ me vendimin e Nunos, i cili vendosi t’i jepte shiritin Romarinhos, e më pas Ahmed Sharahilit.