Berisha: Bajrët u liruan me ndihmën e Kondilit dhe Nakuçit. Krimi në revansh për shkak të Ballës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, krimi është në revansh për shkak të Ballës. Berisha u shpre në konferencën për shtyp se, Bajrët u liruan me ndihmën e Kondilit dhe Nakuçit.
“Krimi i organizuar në të gjitha rrafshet, ka njohur një revansh të paparë dhe mund të themi se gushti ishte muaji i krimit.
Gushti ishte muaji i krimit sepse si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, në krye të Ministrisë së Rendit vendoset politikani me lidhje të certifikuara nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe ndërkombëtare më të fuqishme me bandat dhe ky është Taulant Balla.
Përveç denoncimeve ndaj tij në sallën e gjyqit si porositës vrasjesh, përveç regjistrimeve të tij me bandat, Taulant Balla është njeriu i dy telefonave.
Në parlament, jo një herë, por disa herë, ai është paraqitur me dy telefona, çka më ka detyruar mua, të denoncoj telefonat që i mbanin si vegla elektronike në duar.
Taulant Balla ka komunikime konkrete me eksponentë kryesorë të krimit ndërkombëtar.
Ishte një muaj revanshi për krimin sepse me vendosjen në krye të ministrisë së krimit, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën- dy vrasësit e organizatës kriminale të Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës.
Mos harroni se ka një histori me këta: dosja e tyre vjen në Tiranë para dy vitesh. Në fakt ata i arreston një prokuror i guximshëm në Shkodër. Ai u përjashtua me shpejtësi nga prokuroria me veting. Dhe dy prokurorët që kanë kaluar vetingun, Kondili dhe Nakuçi, lan duart me dosjen dhe ia çuan për kompetencë Xhevahirit, që ishte ushtar i Pëllumb Gjokës.
Kjo është e vërteta. Dhe natyrisht Xhevahiri i Shkodrës, brenda muajsh i nxori vrasësit nga burgu.
Operacioni Metamorfoza dështoi sepse 60 përqind e personave nuk u arrestuan, sepse vrasësit nuk u arrestuan”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetari: Gjykata e ka kthyer dosjen “5D”, SPAK ka kryer hetime të cekëta

Gazetari Klodian Tomorri foli ka komentuar mbylljen e hetimeve për dosjen ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë …

Leave a Reply