IGJEUM paralajmëron përmbytje nga reshjet në Shqipëri

nstituti i Gjeoshkencës në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e nesërme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.

Përmes një njoftimi zyrtar, IGJ shprehet se në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave dhe se në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndër të tjera, njoftohet se temperaturat do të variojnë nga 20°C deri në 26°C në zonat bregdetare, 20°C në 28 °C në vendet e ulëta si dhe 16°C deri në 25°C në vendet malore.

About Redaksia

Check Also

“New Eastern Europe” : Rama një autokrat që ka zhdukur demokracinë, pasoja të rënda nëse BE e mbështet

Alejandro Esteso Pérez Në pushtet të pandërprerë që nga viti 2013, kryeministri shqiptar Edi Rama …

Leave a Reply