Sali BERISHA
Të dashur miq, në pozitën e një hokatari të pacipë dhe te pakripë Edi Rama për të shprehur pakënaqësinë e tij për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroj në Slloveni në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin’.
Kjo është një deklaratë e pacipë e turpshme.
Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindra mijëra bijve dhe bijave të tyre për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.
Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptaret të largohen nga Shqipëria më shumë se sa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre.
Për shqiptarët është turp që përfaqësohen nga Edi Rama!