Nga Belind KËLLIÇI
Laku po shtrëngohet! Nga burime të sigurta, sot janë flakur një sërë drejtuesish të Bashkisë Tiranë dhe ndërkohë po përgatitet fshesa e rradhës. Sado që banditi në krye të Bashkisë Tiranë tenton të shesë bashkëpunëtorët e tij me të cilët ka vjedhur këto 8 vite qytetarët e Tiranës, ai nuk ka shpëtim.
Zbardhja der në fund e aferës së Inceneratorit fantazëm të Tiranës, do të jetë përgjigja më e mirë për Erion Veliajn. Firma e tij e hedhur pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, e cila ndërroi fatin e koncensionit 30 vjeçar në landfillin e Sharrës dhe firma e tij në aneks kontratën e cila i hapi rrugën nisjes së pagesave, janë fakte të pamohueshme nga asnjë prokuror.
SPAK duhet ti shkojë der në fund vjedhjes së shekullit.