Nga Iva V.GRILLO
Ka kaluar rreth nje muaj qe nga berja publike e faktit se shteti shqiptar ka zhdukur prej vitesh nga lista e sherbimeve te urgjences, sherbimin ndaj pacienteve me probleme te renda cerebrale, duke i detyruar ata t’i drejtohen nje strukture private ku duhet te paguajne rreth 20,000 euro per te shpetuar koken.
Eshte bere e qarte ne media se rreth 20 persona paraqiten cdo muaj me nje diagnoze te tille.
Se cilet shpetojne eshte e qarte: ata qe arrijne te mberrijne ne kohe ne dyert e spitalit privat me 20,000 Euro ne xhep.
Se cfare ndodh me te tjeret, eshte e vetekuptueshme.
Ka kaluar nje muaj dhe akoma nuk kemi degjuar nje prononcim serioz apo gjysme-serioz nga ministresha e shendetesise apo cilido funksionar qe ka shkaktuar nje situate te tille skandaloze, ku sherbimit shteteror i hiqen sherbimet e urgjences dhe pacientet kanalizohen ne sektorin privat, ku zhvaten ne momentet me kritike per jeten.
Kemi degjuar vetem lajme te tipit: “shteti akordoi 20,000 euro per aktorin, ministresha i beri nje telefonate te ngrohte familjes se pacientit”, etj.
Nje turp institucional…
Eshte absolutisht e papranueshme qe nje sherbim urgjence qe shteti e ka per detyre ta ofroje, t’i lihet ne dore “zemergjeresise” rastesore te qeverise apo telefonatave preferenciale te ministreshes.
Cfare ka bere ministresha per 20 fatkeqet e tjere? Ka akorduar 20,000 euro per secilin, ka marre ne telefon 20 familjet e tyre? Per t’u thene cfare?!
Nderkohe, sot raportohet se Kontrolli i Larte i Shtetit e ka vleresuar sherbimin ne Spitalin Onkologjik poshte cdo standarti, duke rrezikuar seriozisht jeten e nje nga grupeve me vulnerable te pacienteve.
Çfare mekati e cfare mungese humanizmi!
Perballe kesaj panorame te trishte, shohim se si plas e pelcet fort skandali i radhes, ai i sterilizimit, nje afere multi-milioneshe te cilen kryeministri po mundohet t’a mbroje me gjithe injorancen dhe pafytyresine e tij proverbiale: edhe nje nxenes gjimnazi e kupton qe arsyetimi i tij çalon rende tek interpreton faktet sipas delirit e hallit te vet.
Nderkohe qe familjet e pacienteve vrapojne te gjejne 20,000 milionshat, pacientet onkologjike presin me muaj trajtimet sepse “esht’ prish’ aparatura”, shkojne e vijne te semure neper qytete e rrethe te largeta sepse nuk ka shtreter neper spitale…te babeziturit e medhenj zhvasin buxhetin e shtetit ne te gjitha format.
Shendeti eshte halli i te gjitheve…arsyeja me e madhe per te reaguar masivisht e per te mos t’a lene jeten ne duar kaq te papergjegjshme.
Çfare duhet te ndodhe me teper qe qytetaret ta kuptojne se po e paguajne me jeten e tyre majmjen e derrave te panginjur?!