Sulmuesi belg, Romelu Lukaku është zyrtarizuar këtë të enjte te klubi nga kryeqyteti i Italisë.
Lukaku do të jetë pjesë e Romës deri në fund të këtij sezoni, si i huazuar nga Chelsea. Në marrëveshjen mes palëve nuk është përfshirë ndonjë opsion blerjeje.
“Mirëpritja që më kanë bërë ky klub dhe këta tifozë më ka emocionuar dhe përfaqëson një stimul të mëtejshëm për të dhënë gjithçka për ekipin tim të ri. Kam marrë frymë atmosferën e Stadio Olimpico si kundërshtar, ndjeva ngrohtësinë e lojtarëve të Romës dhe sot është mirë të dish që je pjesë e saj”, ishin fjalët e para të Lukakut si lojtar i Giallorossi.
“Kam pasur mundësinë të takohem me pronarët ditët e fundit dhe jam goditur nga ambicia e tyre. Tani duhet të punojmë, të jemi të përulur dhe të rritemi ndeshje pas ndeshjeje: nga ana ime, mezi pres të vihem në dispozicion të mi. shokët e skuadrës, brenda dhe jashtë fushës”, deklaroi 30-vjeçari.