Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Parlamenti është në funksion të regjimit të Ramës, krimit, drogës. Berisha tha se, ne do të shumëfishojmë përpjekjet dhe denoncimet tona
“E nisim këtë sesion paralamentar, në sesionin e betejave më të fuqishme kundër këtij rregjimi të damkosur në shkallë maksimale, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Unë e kuptoj që për mënyrën si funksionon parlamenti, ai funksionon si një parlament cubash, hajdutësh dhe njerëz që nuk kanë, nuk njohin as ligj, as moral, as kushtetutë, as rregullore.
Institucioni në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë të atyre që përfaqësojnë deputetët, shkelmohen çdo orë, çdo ditë. Parlament i cili është totalisht në funksion të regjimit të Edi Ramës, regjimit të krimit, drogës dhe vjedhjeve.
Parë në këtë kontekst, është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrime më supreme ndaj zgjedhësve tanë, na detyrojnë ne që jo vetëm që të ulemi, por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, të shumëfishojmë alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe Europë, pas Putinit dhe Lukashenkos”, tha Berisha.