Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në pushtet me forcë nuk vijmë kurrë, por me Edi Ramën zgjedhje nuk kemi. Ai tha se, zgjidhja është protesta e përgjithshme derisa të rrëzojmë këtë qeveri!
“Rama i vodhi zgjedhjet dhe këto të tjerat i vjedh tre herë më shumë.
Çdo shqiptar duhet ta kuptojë se nuk kemi rrugë tjetër përveç përballjes me të.
Në pushtet me forcë nuk vijmë kurrë, por me Edi Ramën zgjedhje nuk kemi.
Zgjidhja është protesta. Protesta e përgjithshme derisa të rrëzojmë këtë qeveri.
Me qëllimin e vetëm për të kthyer të drejtën e votës për shqiptarët. Për të rikthyer zbatimin e kodit zgjedhor.
Qytetarëve ua kemi borxh këtë bisedë. Çdo demokrati ia kemi borxh. Jo për të justifikua8r dobësitë dhe të metat tona. Por për të qenë të vërtetë.
Ne themi se ky zgjedhje nuk bën, por ne zgjedhje të lira meritojmë. Të votojmë si vëllezërit tanë në Kosovë. Siç votojnë shqiptarët në Maqedoni. Nuk po kërkojmë si në Gjermani, Francë apo Zvicër. Si në Mal të Zi. Jemi përpara një farse që kurrë një komb i qytetëruar nuk mund ta tolerojë më”, tha Berisha.
Check Also
Berisha takim me anëtarët e Degës 5: Me protestat tuaja e ndrytë Erion Veliajn në sallën e turpit kombëtar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim festiv me strukturat e PD, …