Berisha: Taulant Balla me 10 dosje, u vu ministër nga Rama për të mbrojtur krimin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në bazë të përgjimeve të bisedave të EncroChat dhe SKY ECC, Taulant Balla shkon të paktën për 10 dosje, por tani ai u zgjodh dhe u vu nga Edi Rama në krye të krimit. U vu për të mbrojtur krimin.

“Tani që kanë ardhur të dhënat e EncroChat dhe SKY ECC, tani ka dalë në pah i gjithë krimi monstruoz që është kryer në zgjedhje nga bandat kriminale për të marrë mandatet e vitit 2021.
Çka do të thotë se edhe ky parlament duhet të ikë sa më parë. Është ngritur mbi krimin.

Qytetarët duhet ta dinë se është jashtë imagjinatës së tyre lidhja e tmerrshme e krimit me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Në këtë lidhje janë një, kryeministër dhe ministrat, gjykatës të lartë, prokurorë, hetues. Dhe si shpërblim, Edi Rama vendos më të inkriminuarin politikan pas tij, Taulant Ballën në krye të ministrisë së rendit.

Në bazë të këtyre bisedave, Taulant Balla shkon të paktën për 10 dosje. Minimumi 10 dosje. Dhe ai u zgjodh dhe u vu nga Edi Rama në krye të krimit. U vu për të mbrojtur krimin.
Sa shkoi, e plaçkiti dhe e grabiti të gjithë sistemin TIMS. Ka vetë 54 udhëtime me Begon. Plus trafikantë të tjerë.

Po Olsi Rama, sa është me atë Gjonajn e Hakmarrjes së Xibrakës? I ka në TIMS të gjitha. Dalja e tij jashtë kufirit me makinën e adoptuar për transportin e drogës. Se këto duhen zhdukur.
Tani çfarë ndodh? Kanë vu nën presion të tmerrshëm kriminal SKAP-in. Po kush e kërcënon Altin Dumanin? Sapo ky u bë ministër, filluan bandat ta kërcënojnë? A pret kush që Dumani të hetojë Ballën kur ky i fut kriminelët në katër anët?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Ja pse u thirra nga SPAK

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka qëndruar për rreth dy orë në …

Leave a Reply