Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SKAP-i kërkon të amnistojë Erion Veliajn dhe Ilir Beqjan për vjedhjet e shekullit, me djegësat dhe sterilizimin. Berisha tha se, 200 mln euro deri më tani, Elbasani, Fieri dhe Tirana, por djegës nuk ka.
“Ju i keni ndjekur vetë aferat e mëdha korruptive. Çdo firmë e tij është një akt kriminale në Partneritet Publik Privat, në koncensione. Çdo firmë e tij.
Ju e shikoni se çfarë ka ndodhur me djegësat. 200 mln euro deri më tani, Elbasani, Fieri dhe Tirana. Djegës nuk ka. Dhe fshehtas marrin edhe 100 mln euro tani për të kaluar tek strategjia që ishte e gatshme në vitin 2013. Dhe këto përpiqen ti kalojë.
Dy afera, vjedhje shekulli, djegësit dhe sterilizimi. Inceneratori i Tiranës ka një emër dhe ai është Erion Veliaj dhe këtij nuk i hyn as gjembi në këmbë. Dhe Erion Veliaj përkundrazi dikton, orienton hetimet. A mund të imagjinoni ju, të akuzohet Arben Ahmetaj për djegësin e Tiranës që ka kundërshtuar 4 herë me shkrim leverdishmërinë e tij dhe herën e 5 e ka firmosur, dhe ‘no coment’ është kompetenca e tij. Akuza se ka pasur në komision një person.
Po sa ka pasur Erion Veliaj në komision, a nuk ka pasur 2 persona. Kush e ndryshoi strategjinë nga landfill në djegës për Tiranën. E ndryshoi Erion Veliaj. Por kush e ndryshoi përsëri strategjinë nga prokurim me çelësa në dorë tek koncesion për 30 vite. Askush tjetër përveç Erion Veliajt. Kush mashtroi për mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe të Qarkut, me firmë Erion Veliaj.
Kush kishte detyrë të raportonte çdo muaj ecurinë me zotim, me shkrim para kryeministrit. Erion Veliaj, por paratë përfundonin në xhepat e Erion Veliaj dhe Edi Ramës dhe prandaj nuk shihej asnjë muaj se çfarë ndodhte, prandaj janë zhdukur, prandaj përpiqen tani të kërkohen se pse janë shpërndarë këtu dhe aty, sigurisht që janë shpërndarë sepse aty ka pasur për ta dhe shumë të tjerë.
Skapi amnistoi Erion Veliajn me urdhër të Ramës. Skapi amnistoi Ilir Beqjan. Por rastisi një gjykatës i cili konstatoi se ligji ishte shkelur në mënyrën më flagrante dhe urdhëroi të hetohet. Kush të hetohet? Njeriu që ka firmat në të gjitha etapat e vjedhjes së tmerrshme me sterizilimin. Firma e tij, Skapi nuk gjeti vepër penale.
Kanë hetuar 3 vite me kontratë falso dhe vetëm pasi i denoncuam ne këtu, dolën e thanë se e kemi gjetur kontratën. Po pse? Sepse Ministria e Shëndetësisë e zhduku kontratën. A ju kujtohet ju zjarri që u vu në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë. Beqja organizoi zjarr për të zhdukur dokumentet. Kishte vendosur 7 firma, 7 kontrata origjinale ekzistojnë.
Tani është koha të veprojmë, të veprojmë. Afera të tjera më të mëdha janë në horizont, Durrësi, Butrinti e tjera me radhë”, tha Berisha.
Check Also
Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …