Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nëse McGonigal pranon fajin për dosjen shqiptare, Edi Rama është automatikisht fajtor. Berisha tha se, u sulmua opozita, u manipuluan dosje, të gjitha në bashkëpunim me njëri-tjetrin, McGonigal me Edi Ramën.
“Afera McGonigal është shpata e Demokleut mbi qafën e një krimineli. McGonigal e pranoi fajin për Deripaskën, thuhet se do të pranojë fajin edhe për Shqipërinë, ç’ka automatikisht e fajëson Edi Ramën, e shpall fajtor Edi Ramën. Ky është kryeministri, ky është krim-kryeministri, turp-kryeministri.
McGonigal do të ketë gjyqin së shpejti, por ne do të bëjmë gjithçka që zëri ynë të dëgjohet në institucionet e SHBA-së. Sepse McGonigal me Edi Ramën ndërmorrën veprime, megakorruptive në Shqipëri. U hoqën licenca nafte dhe u dhanë licenca nafte dhe për pasojë Shqipëria gjobitet deri në 300 mlon euro.
U sulmua opozita, u manipuluan dosje, të gjitha në bashkëpunim me njëri-tjetrin, McGonigal me Edi Ramën. Skapi i partisë thotë se ajo është një çështje e shkuar. Jo ne do të dorëzojmë në drejtësi dosjen Rama-McGonigal. Ne do të bëjmë çdo gjë për të krijuar komisionin. Nuk jemi ne që kemi shpikur çështjen McGonigal është Edi Rama, një njeri që nuk respekton asnjë parim, asnjë vlerë, asnjë standard. Që rekruton kryezbuluesin e SHBA sikur të ishte kryezbuluesi i Putin e jo i vendit partner kryesor”, tha Berisha.
Check Also
Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …