PD drejt bashkimit të grupit parlamentar pa pengjet e Ramës

PD po shkon drejt bashkimit të grupit parlamentar të PD duke përjastuar pengjet e kapura nga Rama. Thirrjes për bashkim pritet ti bashkohen edhe drejtues të tjerë të partive opozitare në Kuvend. Numri i përgjithshëm i deputetëe të PD dhe aleatëve pa pengjet pritet të jetë rreth 52 deputetë.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka pranuar ftesën e Gazment Bardhit për të marrë pjesë në takim dhe e konsideroi diçka të tillë hap pozitiv.

Bardhi e thirri në takim Berishën këtë të martë, teksa ka dalë kundër kreut të PD, Lulzim Basha.

Ftesa nuk mungoi edhe për këtë të fundit, që deri tani nuk ka dhënë një përgjigje

Ndërkohë ai foli edhe për parlamentin actual, për të cilin tha se ka kaluar vendime të lobuara nga krimi.

Sipas tij, ky parlament nuk i shërben integrimit dhe e lë Shqipërinë në vend numëro.

“Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.

Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare.

Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.

Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Edhe ftesën e konsiderojmë hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë. Do ti mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil, kjo mjafton për ngritur një akuzë për abuzim me detyrën

Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë një postim në Facebook, ku e ka kritikuar ashpër veprimin …

Leave a Reply