Riciklim i mediokritetit

Nga Elona CASLLI

Lexon tituj lajmesh me shkronja të mëdha: “Rama lëshon Damianin”, “Rama shtrëngon Ballën” e plot marrëzira të tilla. Rama mund të lëshojë a të shtrëngojë këdo, por në fund të procesit të lëshimit a të shtrëngimit, do të kemi veçse një riciklim të mediokritetit dhe gjëja e vetme që ndryshon është identiteti i qënies mediokre të ricikluar. Qëniet mediokre janë me shumicë, pasi sikundër thuhet me të drejtë : Nëna e mediokritetit është gjithmonë shtatzënë”.

Mjafton fakti që Ahmetaj është në arrati, për të nënqeshur me procesin e lëshimeve a shtrëngimeve nga ana e kryeministrit. Mjafton fakti që Veliaj konsiderohet i paprekshëm nga SPAK-u për të kuptuar se kemi të bëjmë vetëm me një proces që është quajtur me të drejtë ” Drejtësi me regji”.

Regjisori ka dy skenare. I pari parashikon burgun e shkurtër dhe mosprekjen e pasurisë. I dyti parashikon arratinë dhe heshtjen.

Post Scriptum- Shqiptarët vazhdojnë ende të numërojnë qindarkat për një javë pushime në verë që në 60% të rasteve nuk e përballojnë dot, ndërsa milionat e eurove nga buxheti i shtetit digjen në xhepat e individëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorë imagjinarë.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply