Berisha: Shqipëria noton mbi krimin, siguria e qytetarëve kontrollohet nga krimi!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e librit me shkeljet dhe denoncimet e zgjedhjeve lokale të 14 majit, tha se, Shqipëria noton mbi krimin, siguria e qytetarëve kontrollohet nga krimi.
“I nderuar z. Meta, të nderuar z. Bylykbashi, Noka, Boçi, zonja Albana Vokshi, të nderuar të pranishëm, zonja e zotërinj.
Sot ne jemi këtu në një akt të veçantë në 32 vite. Paraqesim para publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar, librin e zi, kushtuar farsës elektorale të 14 maji 2023.
Pse libër i zi? Shqipëria sot karakterizohet nga fenomene, dukuri nga më të zezat në historinë e saj. E para dhe më e zeza është braktisja masive e këtij vendi. Mjafton të kujtojmë këtu se këtë verë vendi pati dyndjen, ndofta më të madhe turistike nga jashtë, por 60% e shqiptarëve, sipas statistikave më të besueshme nuk ishin në gjendje të pushonin 7 ditë gjatë kësaj vere.
E lidh këtë sepse një e zezë tjetër e madhe që i detyron shqiptarët të largohen është skamja, varfëria e frikshme. Shqipëria një vend në të cilin polarizimi rritet me shpejtësinë më të madhe se kudo dhe dy herë më të madhe se kudo.
Shqipëria të themi të vërtetën, nëse lexon arkivën e krimit të këtij vendi, për tragjedinë më të madhe, noton mbi krimin. Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave, e veprimtarisë, jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply