Pas denoncimit në SPAK, kryebashkiakut Rexhë Byberi i shembet gurorja 

Pas publikimit të rastit të gurores në Tropojë, IKMT ka zbarkuar në kampin brenda impiantit ku ka nisur dhe aksionin për prishjen e tij.

Aksioni vjen pas protestave të vazhdueshme të banorëve të njësisë Administrative Fierzë në Tropojë të cilët i kanë kërkuar institucioneve të reagojnë menjëherë për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte.

Ata pretendojnë se aktiviteti i guroreve dhe fabrikës së bitumit nuk ka asnjë dokumentacion ligjor. Lidhur me këtë çështje, dy ditë më parë ata kanë kallëzuar penalisht në SPAK, kreun e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe favorizim të familjarëve.

Sipas banorëve të zonës, krybashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushurinjtë e tij në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.

“Ne kallëzuesit jemi banorë të Bashkisë Tropojë, ku po bëjmë rreth 3 vjet që sorollatemi nga kryetari i bashkisë Rexhe Byberi duke mos gjetur zgjidhje.

Lryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Byberi është i përfshirë në aktivitete kriminale dhe për këtë arsye jemi duke bërë këtë kallzim ku e akuzojmë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penale dhe për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”.

Këtë aktivitet kriminal ky kryetar bashkie e ushtron me djemtë e xhaxhait të tij ku një prej tyre është dhe i kallzuari prej nesh Avni Byberi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal”, thuhet në denoncimine banorëve.

About Redaksia

Check Also

Nga 1 shtatori Shqipëria do të shtohet me mijëra emigrantë afrikanë

Testi i provës gjenerale për këtë kamp të ndërtuar rishtazi duket se kaloi me sukses. …

Leave a Reply