Veliaj denigron studentët: Nuk jeni qytetarë, ne arrijmë të arsyetojmë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka denigruar studentët që jetojnë në konvit, gjatë një fjalimi publik.

Në një takim ditën e djeshme, Veliaj ka deklaruar se qytetarët janë ndryshe nga studentët që jetojnë në konvikte për shkak se arsyetojnë. Sipas Veliaj, studentët nuk arsyetojnë, por shohin vetëm punën e tyre.

“Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë”, tha Veliaj.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj sulmon studentët, si dhe pjesë të caktuara të komunitetit, duke i denigruar gjatë fjalimeve të tij publike.

About Redaksia

Check Also

Skandali me Ambasadën në Gjermani/ Foto e spiunit rus të punësuar nga Ambasadorja e Ramës në Gjermani

Ambasada e Shqipërisë në Berlin është përfshirë në një hetim penal që lidhet me dyshime …

Leave a Reply