Balla me dy telefona të kriptuar, lidhje me krimin e organizuar në Bruksel

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sot para Parlamentit lidhjet me korrupsionin dhe krimin të ministrave të rinj. Brisha deklaroi sot se Taulant Ball ka të paktën dy telefona të kriptuar me të clët komunikon me lidhjet që ka me krimin e organizuar në Bruksel.

Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në qeveri të dekretuara dy ditë më parë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Ndonëse deputetët e opozitës kërkuan fjalën për procedurë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se procedura është e qartë dhe vijoi me dekretet për shkarkimet dhe emërimet në qeveri.

Gjatë votimit të dekreteve, deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë që Ervin Mete i emëruar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Financave sot është shkarkuar si drejtor i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe brenda pak ditësh pritet që emri i tij të shkojë për dekretim në Presidencë dhe më pas të miratohet nga parlamenti.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply