Berisha: Ata që na kanë prekur votën këto 10 vite duhet të përgjigjen para shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Kukësi se, ne nuk ja prekim kujt votën, ata që na kanë prekur votën këto 10 vite duhet të përgjigjen para shqiptarëve. Berisha tha se, nuk ka vend tjetër ku krimi të shndërrohet në votë dhe vota në krim.
Dua të them këtu një gjë. Ju dëgjoni çdo ditë, Edi Rama i vjedh zgjedhjet, Edi Rama e vjedh votën. Unë ju them ju se kjo është një e vërtetë absolute. Edi Rama vjedh zgjedhjet, votën dhe lirinë. Nuk ka vend tjetër ku krimi të shndërrohet në votë dhe vota në krim.
Ky Gjici, ky ka fituar po të ja numëroni ka fituar të paktën 400 tendera, pa ato paratë që ka fituar në tunelet, ku roje ishin njerëzit e tij. Pra të gjitha këto i shndërroi në vota, ato ishin tendera krimi.
Të tjerë më drogë.
Pëllumb Gjoka, Bajrët e vunë Shkodrën në thembrën e krimit. Ministrat bënin mbledhje me ta. Pra ne jemi në kushte pushtimi. Por a duhet ne, a duhet ne të tërhiqemi, a duhet ne të ulim kokën? Kurrë nuk duhet të ulim kokën, përkundrazi ne duhet tu përvishemi këtyre armiqve me të gjithë forcën tonë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që Emri Vata të jetë kryetari i ardhshëm dhe nga Kukësi të fillojë ndryshimi.
Ora është e misionit të opozitarëve.
Asgjë në botë nuk vlen se sa e përpjekja e tij për liri. Asgjë në botë nuk ka lartësuar kombet se sa përpjekja e tij për liri. Kohë është sot për një përpjekje të re të fuqishme. Sa jemi ne në regjistër të numëruar nga armiku ynë, jemi 600 mijë. Jo të gjithë janë të gatshëm për betejë. Këtu është detyra jonë, misioni ynë. Të themi të vërtetën, asgjë nuk duhet të bëjmë ne, pa krijuar ndërgjegjen e vërtetë se duhet të ngrihemi ndaj këtij pushtuesi të egër, se duhet të flakim, ta tmerrojmë që të mos guxojë të prekë votë tonë.
Nuk ja prekim kujt votën, por ata që na kanë prekur votën këto 10 vite ata duhet të përgjigjen para jush, para shqiptarëve.
Kjo betejë fillon nga Kukësi. Kjo betejë duhet të përhapet në të gjithë Shqipërinë, është vendimtare që Shqipëria të bëhet Atdheu ynë, i fëmijëve tanë dhe mbesave tona”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply