Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së sotme plenare ku u miratuan dekretimet e Presidentit për emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama. Berisha tha se, në vend të Xhaçkës do të emërohej Spiropali, por dalja e një videoje i prishi planët. Ai tha se, në këtë video shfaqet Spiropali duke bërë mbledhje me anëtarë të grupit Bajri, Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të bandave të Shkodrës.
“Kjo seancë ishte tipike me një sesion që mund të zhvillohet në shpellat e thella, apo bodrumet e mafies. Kjo shëmbëllente me një takim të mafiozëve në të gjitha aspektet. Le t’i marrim pak me rradhë.
Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka, e cila e pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të Kushtetutës, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj.
Por zëvendësohet Olta Xhaçka në qeveri me një diplomat, i cili bën një gabim fatal të jetës së tij, mbasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha pregatitjet dhe ceremonitë për të zënë vendin e ministrit të jashtëm i kishte bërë Spiropali. Por një video thuhet se doli në rastet e fundit në të cilën Spiropali bënte mbledhje me Bajrët dhe Pëllumb Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës afër qendrës detyroi, thonë Ramën ta anulojë emërimin e saj, ju garantoj se sapo të më bjerë në dorë ajo video do ta bëj publike pa asnjë diskutim.
Por që u pa se si nxinte Elisa në asanmble, ajo ra në sy nga të gjithë, sikur t’i kishte rënë një mortje e madhe, në një kohë kur në fakt iu bënë pluhur ëndrrat për t’u bërë ministre e jashtme, vetëm në minutën e fundit nga një video që thuhet se qarkullon.
Erdhi në qeveri përfaqësuesi direkt i Ndranghetës. Ju e dini se, Arbjon Mazniku ka qenë menaxheri i Eco Tiranës, ndërmarrje kjo e nënshkruar midis Erion Veliajt dhe Flavio Tosit, dhe Emilio Ranzit, i cili është cilësuar si bosi i Ndranghetës për Veneton dhe ndiqet në të katërta anët e Italisë.
Flavio Tosi dhe Bruno Preseci janë të cituar si dy emrat që gjoja ishin pronarë, njëri me rreth 80% të aksioneve të djegësit Veliaj. Pra, në qoftë se ka një njeri në shtet të stërvitur në vjedhje dhe të lidhur me Ndranghetën, më shumë se Arbjon Mazniku nuk gjindet sot për sot, përveç Taulant Ballës.
Dhe duhet t’u them atyre zotërinjve që bëjënë avokatinë e Maznikut, lexoni pak dokumentet, lexoni pak marrëveshjen e firmosur në vitin 2020 me Flavio Tosi, dhe pastaj bëni avokatinë e tij sa të doni.
Mazniku është një kockë e Ndranghetës në Shqipëri. U lartësua në qeveri vetëm për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me krimin. Largimi i Krifcës, e infektuar nga virusi Xhaçka. Se ajo e pa se kur Olta e bëri burrin strategjist, po dhe ky burri im nuk është më pak se i Oltës dhe filloi t’i japë si nënkotraktori Gjikurisë, tendera dhe gjëra nga paratë e fermerëve shqiptarë.
140 milionë gjoba të shqiptarëve për shkak të veprimeve të Krifcës së qeverisë. Por, të themi atë që është. Ato që erdhën, nuk janë më pak se Krifca.
Albana Korçiu ka një histori të hidhur 8 vjeçare, në të cilën rregjistrimet faktojnë se ajo emërimet i bënte me ryshfet. Ajo shkonte me një sektor të cilin e Ogerta e la në agoni. Shkon për t’i dhënë colpo di gracia.
Pra, nuk po flas për Edonën e Zeusit, se ajo shkoi në qiell, atje ku i kishte mendtë. Se i thoshte Edi Ramës apo jo Edi Ramës Zeusi. Jo nuk është Zeusi, Muhamedi, nuk e harron ti këtë”, u shpreh Berisha.
Check Also
Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit
Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …