Masakër me 6 të vrarë në Greqi, mediat greke: Viktimat janë shqiptarë

Mediat greke kanë deklaruar se 6 personat e vrarë pasditen e sotme në Greqi janë shqiptarë. Fillimisht ka qenë CNN.gr, e cila ka shkruar se me siguri viktimat janë shqiptarë. Por kjo nuk është konfirmuar ende, pasi nuk është bërë identifikimi i viktimave. Deri më tani dihet se makina që ata po lëviznin ishte Ford Focus me targa gjermane.

“Alarmi është dhënë pasditen e së hënës në Artemisa pas një incidenti me armë zjarri, ku sipas informacioneve të para janë gjashtë të vdekur. Me siguri janë shtetas shqiptarë. Më konkretisht, episodi i përgjakshëm ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos dhe duket se ka pasur një shkëmbim të shtëna me armë zjarri, rrethanat e të cilit ende nuk dihen.

Njëri, i cili ndoshta ishte edhe shoferi, tentoi të arratisej dhe u hodh nga automjeti. Pesë të tjerët ndodheshin brenda automjetit. Megjithatë, këto janë të shtëna nga një pistoletë 9-gamesh dhe ndoshta kanë të bëjnë me një rast “mafia” për të larë hesapet. Makina në të cilën u gjetën tre të vdekurit është me targa gjermane”, shkruhet në lajmin e CNN.gr.

About Redaksia

Check Also

Një javë nga nisja e shkollës/ Lulet shumë të bukura, por unë zgjodha një dhuratë speciale për mësuesen time!

Edhe pak ditë kanë mbetur nga fillimi i shkollës dhe jam shumë i emocionuar. Do …

Leave a Reply