Reagon Berisha: Prokuroria-Felaj, armiq të ligjit dhe kriminelë të vërtetë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja, të akuzuar për dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Maja.

Berisha thotë se, kjo gjë ka ndodhur me urdhër të Ramës, teksa i cilëson prokurorët armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë.

“Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë!”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply