Shkretëtira arsimore nga qeveria e Rilindjes sjell largime masive të mësuesve nga puna

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT, SHKENCËS DHE INOVACIONIT NË PD, LILI SULA

Partia Demokratike i uron suksese të gjithë nxënësve, në veçanti fëmijëve që nisin për herë të parë rrugëtimin e tyre drejt botës së dijes, si edhe gjimnazistëve, për vitin shkollor 2023-2024!

Është trishtues fakti pasi sot shkollat nisin gjithmonë e me më pak nxënës.

Forca e fakteve hedh poshtë propagandën.

Nga të dhënat e INSTAT dhe Ministrisë së Arsimit numri i nxënësve në arsimin parauniversitar nga viti 2021 deri në 2023 ka mbi 11 mijë e nxënës më pak të regjistruar.

E njëjta situatë edhe me rënien e numrit të nxënësve në shkollat e mesme.

Nga viti 2021 deri 2023, nuk janë regjistruar në shkollë mbi 6 mijë e 390 gjimnazistë.

Nga viti në vit numri i nxënësve ulet me 10 % dhe rezultati është boshatisja e klasave nga largimi masiv i familjeve shqiptare nga Shqipëria.

Në zonat rurale të Kryeqytetit janë mbyllur shkolla, janë bashkuar klasa të ciklit fillor, të mesëm e të ulët. Në rang vendi kjo përbën dramën më të rendë të sistemit tonë arsimor

Këtë vit në shkollat e Shkodrës janë regjistruar 712 nxënës më pak.

Në Korçë klasat e para janë shkrirë ose janë mbyllur. Këtë vit në Korçë mësimi ka nisur me 6 klasa fillore më pak.

Të dhënat tregojnë se në rang qarku në vitin shkollor 2023 – 2024 u regjistruan 228 nxënës më pak.

Shkretëtira arsimore e projektuar nga qeveria e Rilindjes po sjell edhe largimet e mësuesve nga puna për shkak të mungesës së nxënësve. Sot mësuesit gjenden në udhëkryqin e mosrealizimit të normës mësimore.

Qeveria duhet të pranojë dramën e rendë të arsimit sot e në konsultim me faktorët e interesit të përgatisë sa më parë strategjinë e shpëtimit të arsimit, të shpëtimit të kombit.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply