Berisha: Jemi në diktaturën e bandave, sa ka vjedhur Rama s’ka vjedhur e gjithë Byroja Politike

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria është nën diktaturën e bandave dhe se përvjetori i Azem Hajarit duhet të thehet në një kushtrim për çdo shqiptar për ti dhënë fund kësaj diktature. Berisha deklaroi se s aka vjedhur Rama sot nuk ka vjedhur e gjithë ish-Byroja Politike e diktaturës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën në ceremoninë përkujtimore në nderim të heroit të demokracisë, Azem Hajdari, 25 vjet pas ndarjes së tij nga jeta.

“Sot ne nderojmë në 25-vjetorin e rënies, njërin prej figurave më të jashtëzakonshme të historisë tonë kombëtare, – tha Berisha në fjalën e tij. – Historia e kombeve, por edhe e individit, më shumë se nga çdo gjë tjetër, përcaktohet nga qëndrimi i tyre ndaj lirisë. Në këtë kontekst, Azem Hajdari, për ata të cilët kanë përjetuar diktaturën hoxhiste dhe Shqipërinë e viteve ’90, është simboli i Feniksit të shqiptarëve, që u ngrit nga hiri në zenitin e kohës.

LEXO EDHE:
‘Do të kujtohet ndër breza si prijës i demokracisë’, Begaj mesazh në 25-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit
Kurajo dhe guximi i Azem Hajdarit ishte një legjendë e vërtetë.

Është shumë e vërtetë që revolucioni i vitit 1989, dridhi nga themelet, përmbysi klikat komuniste në vendet ish-komuniste lindore. Por, realisht Shqipëria ishte tjetër.

Në Shqipëri më 2 korrik, mijëra të rinj, të jemi realistë punëtorë shumica e tyrë- në një kryengritje paqësore më të fuqishmen e llojit të vet, sepse hyrja në ambasada u përdor si një rrugë për të kundërshtuar regjimet, por hyrja në Shqipëri në ambasadat perëndimore ishte akt i një guximi të rrallë.

Ishte një kryengritje e vërtetë paqësore. Ata mijëra e mijëra djem që lanë shtëpitë e tyre dhe u vërsulën mbi muret e ambasadave, bënë një akt heroizmi të vërtetë. Secili prej tyre mund të mbetej, siç mbetën disa, i ekzekutuar në muret e ambasadës.

Por ajo kryengritje që zgjoi shpresën e shqiptarëve, ajo kryengritje nuk solli përmbysjen e regjimit. Ramiz Alia do të ishte diktatori i vetëm që arriti të rivendosë Murin e Berlinit në Shqipëri.

Ata e përmbysën Murin e Berlinit më 2 Korrik. E bënë detyrën e tyre. Shoqëria shqiptare nuk bëri detyrën e vet. Nuk doli të mbushë rrugët dhe sheshet. I frikshëm ishte mjedisi i Tiranës.

Pra, dhjetori që pasoi 2 Korrikun, erdhi në një situatë të tillë politike, në të cilën regjimi kishte rivendosur plotfuqinë e tij.

Të ngrihesh në rrugë, në protestë në Tiranë, ishte jashtë imagjinate. Por Azem Hajdari u ngrit. U ngrit me bashkëpunëtorët e tij. U ngrit si i pamposhtur. U ngrit pa marrë parasysh asgjë.”

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply