Grupi i PD, homazhe të përbashkëta për Azemin

Në përkujtim të 25-vjetorit të rënies së Tribunit të Demokracisë, Azem Hajdari, Partia Demokratike e Shqipërisë organizoi një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve,” me pjesëmarrjen e kryetarit të PD, Sali Berisha dhe Grupimit ‘Dhjetor ‘90’.

Të pranishëm ishin familjarë të Azem Hajdarit dhe politikanë të lartë të opozitës. Kryetari demokrat vendosi një kurorë pranë varrit të Azem Hajdarit dhe u përkul në nderim të veprës së tij.

“Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të PD-së, z. Korreshi dhe z. Nallbati, përkujtuam me nderim jetën dhe veprën e Azem Hajdarit. Azemi ishte një shembull i sakrificës për vlerat e lirisë dhe demokracisë, dhe që vazhdon të inspirojë për guximin e pashoq me të cilin u ngrit kundër regjimit totalitar komunist”, shkraun deputetja Dhuarata Çupi.

About Redaksia

Check Also

Gjyriqi: Euro prek fundin, financat e zeza shkatërrojnë tregun! Rritet papunësia, bizneset drejt falimentimit!

DEKLARATË PËR MEDIA ZV.DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË SIPËRMARRJES NË PD, BLERINA GJYRIQI Monedha e përbashkët …

Leave a Reply