Ferdinand VELIU
(Disa momente nga 12 Shtatori i 1998)
Ate te dite te 12 Shtatorit 1998,u çova heret sepse ne Fier do te zhvillohej nje miting ku do te merrte pjese Doktori me Azemin.Ne fakt per çdo dite ne Fier organizoheshin mitingje antiqeveritare te cilat ne fillim nisen me 20 vete dhe per çdo dite shtoheshin deri sa vargu filloj ti trembte seriozisht edhe te majtet .Demokratet fierake per çdo dite niseshin nga sheshi qendror I qytetit dhe stacionoheshin para Prefektures.
Dy dite me perpara ne fakt erdhi dhe vete Azemi dhe numri i forcave policore ate dite do te ishte me i madh nga protestuesit.Azemi do tu drejtohej atyre duke ju treguar se demokratet nuk kishin frike nga asgje se s’kishte asnje force policore ne bote ti ndalte ne rrugen e tyre,ne nje moment iu kthye godines se Prefektures duke akuzuar Taren e Zi(Prefektin) qe kishte inskenuar kete demostrim force.Por le te kthehemi ne dt;12 Shtator.
Pas bisedes qe bera me Kryetarin e PD Fier por edhe me miqte e mi nje nate me perpara kishim vendosur qe disa prej makinave tona ta prisnin liderin e Dhjetorit ne Qafen e Sokolit diku ne te hyre te Rrogozhines.Ate mengjes rreth ores 9 u takuam ne te dale te qytetit,ne makine isha bashke me H.Mehmetin dhe M.Veliun.Ne udhetimin tone nuk munguan edhe incidentet provokuese nga individe qe ishin ne levizje po me makina qe fare mire dalloheshin qe I perkisnin shtetit te bandave.
Sinjali I pare I provokimit do te ishte ne te hyre te fshatit Dushk kun je benx I hirte 250 kerkoi te konfrontohej me nje prej makinave te karvanit,por duke pare reagimin tone dhe pse ishim ne sense te kunderta u largua rrufeshem.Gjithsesi Azemi do te vinte,gjate kthimit patem pothuaj gati incident te njejte por kete radhe me ushtaret e gjeneralit tirans ne te hyre te qytetit ne fshatin Vajkan 6km larg.Ne sheshin para Hotel Apollonia kishte shume me shume pjesmarres se çdo here tjeter.Nisen si nje vale thirrjet 😮 Azem o hero,gjithe Shqiperia ty te do!.
Po fliste Doktori,Azemin dikush e mori ne celular”Po beni miting ju kermat blu do tu shfarosim te gjitheve.Pashe nje cast qe fytyra e tij ndryshoi,Genc Pollo e pyeti çkishte dhe ai I tregoi per telefonaten.Pas pak çastesh ishte radha e tij per te folur,çdo kush ne shesh do te emocionohej dhe vala tashme ishte kthyer ne nje kor te fuqishem njezersh,nje uragan I vertete njerzish dhe force.
Ne mbarim Azemi zbriti dy shkalle dhe erdhi ku qendronim rreth 10 Djem bashke”Çuna ruani Doktorin”ishin fjalet e tij,dhe ne fakt Berisha u nis para Azemit.Te gjithe e kuptuam se diçka po ndodhte,nje pjese e jona u nis ne makinat pas Doktorit dhe pjesa tjeter qendroi.Azemi bashke me ish deputetin e PD Vasil Ndreko dhe 8a9 veta nga ne u futen ne hollin e Turizmit sepse ne anen e brendshme ishte nje local”Bar Portokallja”siç e quanin fieraket.Beme tre tavolina plastike bashke dhe u ulem.Azemi nuk ishte I qete, gjithsesi nuk I dha askujt te kuptonte se diçka e shqetesonte perveç disave qe ishin te pranishem ne ‘’udhezim’’.
E ndiqnim kur fliste ishte idhulli dhe heroi yne.Ai I kthente pergjigje çdokujt dhe ne nje moment permendi lokalin ku qendronte sa here nisej per ne Jug,kur ate mengjes rreth ores 5 une po prisja te pija kafen kur pashe te ngjiste shkallet Azemi me ate buzeqeshjen dhe krenarine qe I kishte aq hije,si ne te gjithe Shqiperine dhe ketu nuk kishte drita Ate mengjes do ta perzienim kafen me uje te ftohte shkurti.
Ajo kafe qe nuk shperndahej qe nuk tretej.Une qesha I kujtova se I kishin marre masat tek lokali kishin bere oxhak.Azemi me premtoi se do te vinte kur te kishte perseri rrugen per ne Jug.Ne fakt ai s’erdhi me kurre,sepse ate mbremje qeveria e dale nga bandat kishte mobilizuar nje ushtri per ta ekzekutuar njeriun simbol te rinise,studentin e Dhjetorit .Ate nate me urdher te Parlamentit te dale nga bandat e 1997 do te vritej’’Princi i Mendjeve te Lira”siç e etiketoi nje prej miqeve te tij,por qe ne fakt e ka merituar te quhet I tille.
(Disa muaj me pas do te botoja ne gazeten 55 nje shkrim te zgjeruar ,se çfare ndodhi realisht prej ores 9 deri ne oren 14 te dates 12 Shtator 1998)