Ironia e Korreshi në Kuvend: Çfarë do bëhet me akademinë e çobenjëve, sepse…

Deputeti i PD, Sajmir Korreshi ka ironizuar sot në Kuvend ndryshimet në qeveri, ku është ndalur jo pak edhe te shkarkimi i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

“Lamë përgjysmë një nismë shumë të rëndësishme, akademinë e çobenjve. A do ta vazhdojmë këtë nismë? Se njerëzit atje kanë blerë edhe fyellin. Dërgojini një mesazh ministres. Unë merak e kam, se njerëzit atje hanë dhe ushqehen me bujqësi. 40% e krahut të punës në Shqipëri mbahet me bujqësi. Bujqësia është në ditën e saj më të zezë, ndërkohë që janë në pikë të hallit. I premtuat 300 mijë lekë për grurin, ndërkohë që sot gjithë fermerët e Myzeqesë do tregojnë se gruri ka mbetur i pashitur”, tha Korreshi.

Sipas tij, meqë ka ardhur hetimi i fondeve të IPARD, na e sillni dhe ne ta shikojmë.

“A do bëhen vila të tjera me këto fonde? Nga 200 vetë që keni marrë, janë apo nuk janë 2-3 nga Myzeqeja. Kur denoncoja këtu marrjen e tokave me qira të njerëzve të ardhur nga Tirana, na quanit të dehur. A do vazhdojmë të hamë qumësht pluhur, apo do të kompensojmë ndonjë lopë? Për peshkun nuk po të them gjë se jeni nga Vlora dhe e keni merak vetë. Sistemi shëndetësor është një hale. Hajde shikoni ambientin për 200 mijë banorë, në çfarë gjendje alarmante është spitali në Lushnje. Nuk punon grafia, turp i Zotit. Do shkojmë te fotografi tani të bëjmë grafinë”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Dështimi i sistemit arsimor, Rama gjen “fajtorin”: Do mbyllim TikTok-un…

Qeveria Rama ka marrë vendimin për të mbyllur “TikTok” në vendin tonë. Lajmi u konfirmua …

Leave a Reply