Gazmend Bardhi deklaroi pas mbledhjes së grupit të deputetëve të opozitës se, ai që nuk është në dispozicion të kandidatit të opozitës në zgjedhjet e Kukësit nuk po bën gjë tjetër vetëm se sa po mbështet regjimin e Ramës dhe modelin e Gjicit.
Bardhi ka thekura se në këtë zgjedhje ka vetëm dy zgjedhje të mbështetet kandidati ndryshimit që është ai i opozitës ose modeli i turpit që ishte Gjici në bashkinë e Kukësit.
“Nëse deputetët nuk kanë dalë pro zotit Vata ata janë në krahun e zëvendësit të Gjicit se nuk ja mbaj mend emrin.
Qytetarët e Kukësit kanë vetëm dy alternativa që të zgjedhin mes modelit të turpit Gjici ose modelin e opozitës. Rrugë të mesme në këto zgjedhje nuk ka, çdo opozitar që zgjedh të rri në shtëpi atë ditë do të thotë se është palë dhe mbështetës i regjimit të Ramës dhe modelit të Gjicit në bashkinë e Kukësit.
Çdo faktor opozitar çdo anëtar komisioni që i përket opozitës duhet të jetë në dispozicion të kandidatit të opozitës dhe nëse ndodh e kundërta kjo do të jetë diçka shumë e rëndë që nuk dua ta besoj”, tha Bardhi.