Benet Beci tender abuziv, 16 milionë lekë për botim materialesh për fushata

Kryebashkiaku i Ramës në Shkodër, Benet Beci, pasi u përfol që fitoi zgjedhjet me ndihmën e bandave, tashmë ka nisur punën duke kryer tendera abuzivë. Këtë gjë e konfirmon Komisioni i Prokurimit Publik, i cili ka rrëzuar një tender të bashkisë Shkodër me objekt: “Prodhim, publikim dhe botim i materialeve për fushata promocionale”, vlera e të cilit ishte 1.6 milionë lekë.

Në garën për këtë tender të zhvilluar në muajin korrik, janë futur 3 operator ekonomikë. Në fund, bashkia Shkodër ka shpallur fitues njërin prej operatorëve ekonomikë, ndërsa dy të tjerët janë skualifikuar nga gara.

Pikërisht, një prej operatorëve të skualifikuar ka ankimuar tenderin e bashkisë Shkodër, pasi ka vërejtur abuzime. Konkretisht, operatori ekonomik që ka ankimuar procedurën tenderuese ka vërejtur se bashkia e Shkodrës ka skualifikuar këtë subjekt me pretendimin se nuk përmbushte disa nga kriteret e vendosura për pjesëmarrjen në tender.

Por pas shqyrtimit të ankesës, edhe Komisioni i Prokurimit Publik ka konstatuar shkeljet e kryera nga bashkia e Shkodrës, ku anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, dyshohet se kanë prishur dosjen e njërës prej kompanive pjesëmarrëse duke favorizuar një tjetër subjekt.

Në këto kushte, Komisioni i Prokurimit publik ka vendosur të anulojë tenderin e zhvilluar nga bashkia e Shkodrës me objekt propagandën, duke i kërkuar institucionit të drejtuar nga Benet Beci, duke kërkuar që në procedurën e ardhshme të mos shkelen parimet e konkurrencës dhe transparencës.

About Redaksia

Check Also

Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jetë ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend prezantoi programin e Partisë Demokratike. Berisha …

Leave a Reply