UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për ndeshjen Shqipëri-Poloni. Insititucioni më i rëndësishëm europian i futbollit ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 44 mijë euro.
Ndezja e fishekzjarrëve dhe hedhja e sendeve të ndryshme në fushën e Air Albania gjatë zhvillimit të takimit kualifikues të Euro 2024 nuk i ka shpëtuar syve të UEFA-së dhe për këtë arsye ka ardhur gjoba prej 30 mijë euro, ndërsa 14 mijë euro duhet paguar për bllokimin e rrugëve publike.
Gjithashtu, sipas vendimit, duhet mbyllur edhe një pjesë e stadiumit (tribuna veriore dhe jugore) për takimin e radhës si vendas, por këtë vendim e ka lënë në provë dhe do ekzekutohet vetëm nëse diçka e tillë ndodh sërish për një periudhë dy vjeçare.
Ndeshja me Poloninë u ndërpre për pak çaste, për të rifilluar më pas. Shqipëria është në rrugën e mbarë për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024, teksa deri më tani kryeson grupin me 10 pikë.