Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Po hap hetim Kongresi i SHBA kurse SPAK-u i partisë nuk hap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, për aferën Rama-McGonigal po hap hetim Kongresi i SHBA-ve, kurse SPAK-u i partisë nuk hap hetim. Berisha tha se, kanë kryer veprime kundër opozitës.
“Rrisni rrogat. A e dini ju se ai vendim për rritjen e rrogës së gjykatësve në 7 milionë lekë, do të thotë se gjykatësi të marrë sa 117 qytetarë me pensionin që unë u lexova këtu.
A nuk është kjo një pashpirtësi ekstreme?
A e dini ju se shteti ka një detyrë në ndarjen e të ardhurave? Ka një komponent social në zbutjen e tij.
Një ditë do të sjell këtu një studim, të njërit prej institucioneve më prestigjioze se ku renditej Shqipëria për shpërndarjen e të ardhurave. Pastaj nuk do ndjehesh mirë.
Unë u them ju një gjë, nuk keni pse vendosni një hipotekë të tillë ndaj një njeriu i cili është objekt hetimi të rëndë.
Objekt hetimi të thellë në SHBA. Për herë të parë në historinë e vendit, Shqipëria përfaqësohej nga një delinkuent.
Po, po dhe jo se e them unë, e thotë gjykata amerikane, e thotë kongresi amerikan. Nuk ka turp më të madh se kjo. Dhe përsëri SPAK-u i partisë nuk hap hetim.
Po a ka dëshmi më flagrante se sa nënshtrimi i plotë ndaj edi Ramës.
Po hap Kongresi i SHBA hetim, pa le më prokuroria dhe gjykata. Këtu ai ka kryer veprimtari kriminale.
Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka, Agron Neza kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminale. Kanë kryer veprime kundër opozitës. Kanë kryer veprime kundër biznesit. Janë marrë me licenca dhe gjobisin shtetin sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …

Leave a Reply