Berisha: Keni shkatërruar prodhimin! Po rrisni pagat për ‘noterët’ e vendimeve të qeverisë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga foltorja e Parlamentit se, inflacioni është bërë i qëndrueshëm sepse keni shkatërruar prodhimin! Berisha tha se, po rrisni pagat për ‘noterët’ e vendimeve të qeverisë.
“Së pari, është e vërtetë që ka pasur vende në BE që kanë pasur inflacion më të lartë. Por është e ëvrtetë se ai inflacion ka rënë dhe kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri.
Inflacioni në Shqipëri, rritja e tij është bërë e qëndrueshme sepse janë ushqimet ato që njohin vetëm rritje. E shkatërruat prodhimin.
35 mijë lopë race janë eliminuar në Myzeqe dhe zona të tjera. shkoni në Greqi, shkoni në Janinë dhe kontrolloni pak sa është kilja e djathit, e qumështit, sa është veza. Prandaj Shqipëria ka inflacion të qëndrueshëm.
Në grupin e ushqimeve, inflacioni i dhënë 11 përqind nga INSTAT, de facto është 13 përqind.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, të cilën e llogarit edhe Shqipëria, është sipas INSTAT, është 17.5 përqind më i lartë se ai që përllogarit EUROSTAT.
Po ju aplikoni shifra mashtruese dhe mbuloni çdo lloj drame njerëzore. Natyrisht noterëve të vendimeve të qeverisë keni vendosur t’ia rrisni rrogën në mënyrën më kriminale. Nuk ndodh në botë, edhe presidenti i një vendi ka një proporcion të rrogës me mesataren e atij vendi.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply