Berisha: Kriminelë të mirëfilltë zhvillojnë veprimtari kriminale në gjirin e SPAK dhe të BKH

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kriminelë të mirëfilltë zhvillojnë veprimtari kriminale në gjirin e SPAK dhe të BKH.
“A ju kujtohet ju, a nuk humbën në katastrofën më sekrete të Ministrisë së Brendshme, a nuk u vodhën dosjet e krimit në katastrofë? Përveç kësaj, unë u them se çështja e fashikujve është një problem madhor.
Unë e shtrova këtu para jush, por ka të dhëna të tjera se aty ka kriminelë të mirëfilltë, që zhvillojnë veprimtari kriminale në gjirin e SPAK dhe të BKH. Ndaj dhe uroj që të merren të gjitha masat. Këto dokumente kaq të rëndësishme, të cilët tashmë rrëzojnë përfundimisht tezën e myshteriut, se unë kam qenë myshteri i Zotos, thotë hajduti Erion Veliaj.
Ndaj dhe, ky zhvillim është pozitiv, por të presim, të vëzhgojmë se çfarë rrjedhje do marrin.
Për Erion Veliaj ka edhe dokumente të tjera. Sapo të disponohen, të parët do i merrni vesh ju se unë ua sjell ju që publiku t’i marrë vesh përmes medias”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Teliti: Shkarkimi i Veliajt, detyrim i Ramës si Kryeministër!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan …

Leave a Reply