SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mërtirin të paguajë Bolinon, Blushin, Fugën

Kryetari i PD, Sali Berisha than ë konferencën për shtyp se, SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mërtirin të paguajë Bolinon, Blushin, Fugën.
“Çfarë kanë zbulimet e fundit? Zbulimet e fundit faktojnë atë që u kam deklaruar ju në mënyrë të vazhdueshme. Ndërmarrja është e Erion Veliajt.

Sot, në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj, urdhëronte Mërtirin t’i jepte 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit.

Lista vazhdon, por po ndalem me këta të tre. Pra, ishte ky pronari i parë që urdhëronte se kaq para t’i jepen këtij apo atij. Kjo është e vërteta.
Pse e thashë këtë këtu? E thashë këtë së pari në mbështetje të tezës se unë kam shtruar se sipërmarrja nuk mund të jetë kurrë Mërtiri-Zoto. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Mua më kanë thënë edhe përqindjet e aksioneve të Veliajt. Por unë po rezervohem. Këtë njoftim e bëra se po bëhen tentativa për të zhdukur fashikuj në dosjen e SPAK-ut.

Nëse aty ka prokurorë të ndershëm, ta kyçin me tre çelësa këtë dokument në kasafortë që fakton në mënyrën më përfundimtare pronësinë e djegësit të Tiranës. Ta kyçin, madje ta shpërndajnë fotokopje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Veliaj nis kërkesat për azil në SHBA, bileta e kthimit me 18 janar, reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Veliajt duke e nxjerrë …

Leave a Reply